Operacioni i uniformave blu

Policia e Tiranës ka mundur të zgjidhë një rast pengmarrjeje duke vënë në pranga 3 persona, dy vëllezërit Emiljo dhe Ermir Muja, si edhe oficerin e batalionit special i ushtrisë, Përparim Halili.
Dy persona të tjerë, të cilët rezultojnë të jenë shtetas maqedonas janë shpallur në kërkim
Halili ka nxjerrë edhe armën drejt patrullave të komisariatit numër 1 dhe 3, të cilët realizuan operacionin policor.
Sipas policisë, tre të arrestuarit e kanë marrë në Farkë, personin me të cilin kishin një problem borxhi. Ata e kanën çuar me një makinë “Seat” me targa italiane deri në Paskuqan 1, ku e kanë rrahur e kërcënuar me armë. Aty edhe e kanë lënë pengun pasi kanë mësuar se u ishin qepur shërbimet e policisë
Burimet policore sqaruan se ngjarja dyshohet të ketë për motiv paratë e një borxhi që vinte nga aktivitetet e drogës në Maqedoni.
Ndërkaq, shërbimet e komisariatit numër 3 kanë ndërhyrë në kohë duke shmangur një krim në familje.
Policia ka sekuestruar edhe një arsenal armës, të cilën Cani e kishte brenda mureve të banjos. Në foto jeni duke ndjekur vendet ku ishin futur granatat
Cani, ishte arrestuar edhe më parë për armë mbajtje por çuditërisht kishte mundur të lirohej shumë shpejt.