E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detaret shqiptare ne listen e bardhe

Të gjithë të arsimuarit në fushën e detarise do të kenë mundësi të punësohen jo vetëm në anijet me flamur shqiptar, por edhe ato te huaja, pasi dëshmite e tyre do të njihen ndërkombëtarisht. Ministri Olldashi u shpreh se pak këtij hapi të madh pritet edhe nxjerrja nga lista e zezë e Organizatës Botërore të Detarisë të anijeve me flamur shqiptar për t’u dhënë mundësi që të ankorohen në vendet e huaja.
“Futja në listën e bardhë, na jep mundësinë që të gjithë ato që shkollohen në fushën e detarisë të kënë mundësi të punësohen jo vetëm në anijet me flamur shqiptar por edhe të huaj, duke gëzuar të gjithë të drejta si në vendet e zhvilluara”
Ministri Olldashi tha se po punohet intesivisht qe anijet me flamur shqiptar te plotësojnë kriteret e vendosura nga Organizata Botërore e Detarisë.

Prej vitesh, gjendja e mjerueshme teknike, vjetërsia, higjiena, kultura detare dhe punësimi pa kontrata dhe eksperiencë detare e marinarëve e kanë lënë flotën tregtare shqiptare në listën e zezë të lundrimit nga Organizata Ndërkombëtare Detare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›