E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalin pak deri n’Tiranë

Teatri i Kosovës do të shfaq në Teatrin Kombëtar dramën “Sonte jam vetëm” me regji të Enver Petrovcit. Vetëm një ditë më vonë edhe shfaqjen “Killing me Softly”.

Vepra e dramaturgut francez, Andre-Paul Antoan, inspirohet nga jeta e një çifti, interpretimi i të cilëve i është besuar Ilir Tafës dhe Niada Saliasit (Tiranë). Ajo një aktore 26-vjeçare dhe ai një mjek psikiatër. Një natë ajo është vetëm në shtëpinë e saj luksoze, është e vetmuar, e mërzitur, e frikësuar. Bisedon me një shoqe në telefon. Ajo mundohet ta qetësojë disi dhe t’i gjejë dikë që t’i bëjë shoqëri...

Drama shfaqet në TK më 22 qershor, nga ora 20. Një ditë më vonë, edhe një shfaqje tjetër kosovare do të jepet në TK. Më 23 qershor, publiku tiranas do të mund të shikojë komedinë “Killing me Softly”, me regji të regjisorit boshnjak Admir Glamocak.

Është kjo një komedi me shumë situata absurde dhe elemente trileri.Një rrëfim interesant për trekëndëshin e dashurisë, me shumë kthesa dhe absurditete. Në shfaqje luajnë Xhejlane Tërbunja dhe Ilir Tafa.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›