E Martë, 3 Nëntor 2026

Dalin pamjet nga aksidenti masiv në Lushnje – Fier, të paktën gjashtë të plagosur

Një aksident masiv ndodhi pasditen e sotme në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” në aksin Lushnje–Fier.

Pesë automjete u përplasën mes tyre, përfshirë edhe një autobot, i cili, siç duket nga pamjet, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Gjashtë persona morën lëndime të lehta, por u dërguan në spitalin e Lushnjës për kontroll.

Dyshohet se shkak është bërë mosrespektimi i shpejtësisë së lejuar dhe rrëshqitja për shkak të reshjeve të shiut.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›