Dalin për gjah, vret shokun aksidentalisht

Një vrasje aksidentale ka ndodhur ditën e sotme në një fshat të Tepelenës. Sipas policisë, Arben Bala ka mbetur i vrarë në mënyrë aksidentale nga shoku i tij teksa kishin dalë për gjueti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Martalloz të Tepelenës, ku disa shokë kishin dalë për gjueti. Në një moment, ndërsa tentoi të qëllonte mbi një ujk që u kishte dalë përpara, Hajri Muço, 46 vjeç, nga Patozi ka vrarë në mënyrë aksidentale shokun e tij, Arben Bala, po nga ky qytet.
Në bazë të hetimeve të kryera nga ana e policisë në vendin e ngjarjes u konkludua se ngjarja ishte aksidentale dhe se Muço kishte ngatërruar shënjestër duke lënë pa jetë shokun e tij./Indeksonline/