E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënë Tereza përkujtohet në Londër

Nobelistja shqiptare, Nënë Tereza është përkujtuar në njërën prej katedraleve më të famshme në Londër, "Ëestminster Abbey". Ceremonia "In memoriam" është organizuar nga fondacioni kulturor "Nënë Tereza", që drejtohet nga Liri Berisha, bashkëshortja e kryeministrit Sali Berisha, dhe Lordi Ëatson i Richmondit. Qëllimi i kësaj ceremonie ishte transmetimi dhe promovimi i vlerave të humanistes së shquar shqiptare.

Liri Berisha teksa ka folur në emër të fondacionit kulturor, ka thënë se ky aktivitet përkon me 100-vjetorin e Pavarësisë të kombit shqiptar.

"Ndihem shumë e lumtur që figura më e shquar e shekullit të parë të shtetit shqiptar është edhe më e njohura ndërkombëtarisht", ka thënë Berisha. "Nënë Tereza, e cila e ktheu në profesion dashurinë, ishte Shenjtorja e kohërave moderne. Ajo lindi dhe u rrit në një familje shqiptare në Ballkanin e trazuar të fillimit të shekullit XIX. Nënë Tereza i përket kulturës, traditave e virtyteve shqiptare, ajo u rrit dhe u edukua nga familja e saj me mikpritjen ndaj miqve, me kulturën e ndihmës për ata që kanë nevojë, me ndjenjën e sakrificës për njerëzit", ka shtuar më tej ajo, transmeton Zhurnali.

Lordi Ëatson i Richmondit ka thënë se ajo që duhet vlerësuar më së shumti te Nënë Tereza janë vlerat njerëzore të saj.

"Nënë Tereza i shërbeu botës duke parë tek çdo qenie njerëzore fytyrën e Zotit, pa marrë parasysh sa të varfër, të sëmurë apo të lënduar ishin", ka thënë Lordi Ëatson. "Ajo kishte gjak shqiptar dhe i ka shërbyer atij vendi, jo duke punuar për të, por duke na mundësuar neve ta shohim njerëzimin në një mënyrë tjetër", ka shtuar më tej ai.

Fondacioni kulturor "Nënë Tereza" u ka shpërndarë të pranishmëve në "Ëestminster Abbey" nga një album fotografik "Nënë Tereza".

Në këtë album dëshmohet pasuria kulturore e origjinës së vajzës me emrin Gonxhe Bojaxhiu, nëpërmjet objekteve etnografike dhe fotografive të kohës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›