Dalipi Bashkim PS-LSI ne Keshillin Bashkiak

Pas tërmetit politik që solli bashkimin e krerëve të Partisë Socialiste
dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim Rama e Meta, valët e tronditjes po
ndihen edhe në pushtetin vendor.
Kreu i këshilltarëve socialistë Aldrin Dalipi njoftoi për mediat se në takimin e sotëm me kolegë të LSI-së në Këshillin Bashkiak, është firmosur kërkesa, e cila do t'i drejtohet Këshillit për shkarkimin e kreut Njazi Kosovrasti. "Pas shkarkimit të tij, do të marrim drejtimin e këtij Këshilli Bashkiak", u shpreh Dalipi, sipas të cilit ky zhvillim erdhi pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë në Parlamentin shqiptar me zëvendësimin e një anëtari të Komisionit Ndryshimet politikeTiranë, jep dorëheqjen nënkryetari i BashkisëLSI: Po shkarkohet administrata Meta: Fitore e së majtës në 23 qershor Qendror të Zgjedhjeve. "Koalicioni i ri mes dy kryetarëve të partive tona, nga sot kalon edhe në bashkëpunimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të garantuar qytetarët që vota e tyre, qytetaria, demokracia do të jenë në qendër të punës sonë. Kjo që po ndodh këtu është një proces shumë i gjerë që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë", paralajmëroi Dalipi. Ndërkohë më herët, në një deklaratë për media, ishte nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani i cili njoftoi bashkimin e votave të kësaj force me PS-ne në këshillat vendorë. "LSI vlerëson se ekziston vetëm një objektiv i përbashkët i opozitës, largimi i menjëhershëm i Berishës nga Qeveria dhe nxjerrja e partisë shtet në opozitë. Objektiv i shqiptarëve që në shumicë paguajnë kostot e diktatit të partisë shtet dhe sjelljes diktatoriale të kryeministrit të vendit", tha Manjani.