E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berisha shkaterroi institucionin e KQZ-se

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se ngjarja e një dite më parë në Kuvend, goditi Shqipërinë në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.

Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor socialist, vetëm pak minuta pas takimit që pati me baroneshën Catherine Ashton, e cila vizitoi Tiranën në kuadër të një turi ballkanik, Rama i shprehu mirënjohjen zyrtares së lartë europiane për mesazhet e forta që përcolli. Ndërkohë Rama akuzoi Kryeministrin Sali Berisha se me votimin në seancën plenare të së hënës, shkatërroi organin administrues të zgjedhjeve, përmes një akti brutal dhe të njeanshëm. "Kryeministri Zgjedhjet 2013“Shqip”: Beteja për KQZ-nëBerisha përplaset me SHBA-të BE, shqetësim për lëvizjet në KQZ në ikje po e përjeton keq verën e një vetmie të madhe. Berisha ka mbetur pa një aleat serioz dhe rrethohet nga mercenarë. Votimi i zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së është e njëjtë me atë të zgjedhjes së Presidentit në vitin 1997", kujtoi Rama, duke shtuar se manovrat e paligjshme të Kryeministrit nuk kanë asnjë shans të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve. Zgjedhjet 2013
“Shqip”: Beteja për KQZ-në
Berisha përplaset me SHBA-të
BE, shqetësim për lëvizjet në KQZ

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›