E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeta paralele e kuajve dhe femijeve ne ekspoziten e Ergys Zhabjakut

Kuajt në fotot bardhë e zi të Ergys Zhabjakut nuk janë më kafshët midis fushave të Shkodrës dhe Lezhës në zhegun e verës. 

Ashtu si një personazh hyn në skenën e kuadrit fotografik me energjinë e ajrit të fushës, diku kafsha e plotë e diku e gjymtuar, vetëm dhe e lirë.
Paralel me jetën e kuajve të egër fëmijët, ndanë një hendeku apo në hyrjet e pallateve me lojën e kapur pezull në objektiv si jelet e kalit në fushë. 
Diku mezi shquhet një kordele e bardhë, një fëmijëri vintixh me kilotat dhe sandalet e shoqes së lagjes, në Tiranë apo në Shkodër, në lagjen Rus, ku Ergys Zhabjaku ka kaluar fëmininë. 

Ndërmjet kilometrave që lidhin dy qytetet e mëdha janë gjurmuar kuajt dhe fëmijët e ekspozitës “Energji e pashfrytëzuar”, titull që e mban dhe eseja e Alban Hajdinaj për fotot e Zhabjakut që ekspozohen në Galerinë Miza në Tiranë deri më 28 prill. 

Foto qëllimisht me cilësi të ulët, ku figurat mbulohen me një vel të dobët si efekti i pluhurit të kohës mbi objektet për t’iu rikthyer atyre dritën në një kohë tjetër. 

Nuk është pasive nostalgjia në këto foto, sepse ato rikujtojnë një kohë midis viteve tetëdhjetë, duke dëshmuar njëherësh një gjendje të lirë që ekziston sot, e paprekur nga moderniteti, madje më e fortë dhe më e egër në kontrast me lëmshin e jetës së qytetit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›