E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalipi: Bersha nuk ka përfunduar asnjë rrugë

Partia Socialiste ka akuzuar sot qeverinë Berisha se po mban peng të gjitha rrugët nacionale dhe ska mbajtur asnjë premtim sa i përket akseve rrugore. Shqetësimi është ngritur nga deputeti socialist, Alfred Dalipi.

“Shkodër-Hani i Hotit me financim të gjetur, të ratifikuar edhe në parlament, nuk dihet kur do fillojë. Rruga e Arbërit, e filluar pa një projekt real, pa garanci financimi dhe me ritme të papërfillshme pune” – tha Dalipi.  

“Emigrantë që kanë pritur me orë të tëra në kufi dhjetë minuta pasi lënë një vend komunitar përballen me Kandaharin në rrugën Korçe-Pogradec, një shkretëtirë e krijuar jo për shkak të prapambetjes dhe moszhvillimit, por për shkak të korrupsionit”. Sipas Dalipit në këtë rrugë në pesë lote shikon se asnjë kontraktor nuk përdor elementë dhe standarte të njëjtë. Ndërsa  dy vjet me vonesë, i vetmi objekt publik i përfunduar i kësaj qeverie, nisur para vitit 2005, edhe kjo sipas deklaratave, është ai Gjirokastër-Tepelenë.

Shkodër-Hani i Hotit me financim të gjetur, të ratifikuar edhe në parlament, nuk dihet kur do fillojë.

Rruga e Arbërit, e filluar pa një projekt real, pa garanci financimi dhe me ritme të papërfillshme pune.

Lushnje-Fier, afati kontraktual ka mbaruar dhe nuk dihet ende afati i përfundimit.

Fier-Vlorë, sipas komunikatës traseja ka përfunduar, media dëshmon se nuk ka asnjë element të rrugës.

Levan-Tepelenë, pas tre vjetesh, pas një marrëveshje të negociuar me BEI-BERZH nuk dihet se kur do të fillojë, ndërkohë që 2008 duhet të ishte viti i përfundimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›