Dalja e bojës dhe vazhdimi i lojës
Nga Shenasi Rama
Me mbylljen e listave të kandidatë për deputetë, të cilat do të paraqiten nesër, po shihet qartë niveli i pafytyrësisë dhe i poshtërsisë së parisë së Tiranës. Me një shprehje popullore parisë së Tiranës i ka dalë boja. Tashmë paria e Tiranës nuk ka pretendimin më të vogël për ti shitur sherret falso si ndarje ideologjike. Paria e Tiranës nuk ka fytyrën për ti mobilizuar njerëzit as në bazë të ndarjeve të vjetra e të stërpërdorura si komunistë/antikomunistë. Parie tiranës ka treguar se ka vetëm interesa materiale. Klanet e tyre përplasen vetëm për të fituar kontrollin e shtetit dhe për ta vënë në shërbim të tyre.
Ata që e kanë kuptuar këtë sjellje kanë gjetur vërtetimi e asaj që kanë ditur. Ata që nuk e kanë pasë pranuar, nuk kanë më justifikime. Vetëm të poshtërit dhe budallenjtë nuk duan ta pranojnë këtë të vërtetë të pamohueshme. Këta janë banda katundarësh që duan të vjedhin shtetin dhe që nuk lodhen për ta fshehur fare, bile ta shesin si arritje, këtë sjellje të tyre. Një shprehje popullore thotë iu plasi cipa mirëpo cipa të plas kur ke fytyrë. Shprehja më e saktë është këtyre iu ka dalë boja, d.m.th. ajo shtresa e bojës është leskëruar dhe këta e kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë dhe kanë shkuar në origjinë. Huri i gardhit mbet hu gardhi, edhe po ta pikturojë Vangjush Mio apo Kole Idromeno.
Dalja e Bojës dhe Vazhdimi i Lojës
Dalja e bojës është një fenomen i rrezikshëm për vetë parinë. Edhe pse praktika e ndjekur nga paria e Tiranës për të mobilizuar njerëzit dhe për tu zhvilluar atë që quhet politikë simbolike duket sikur po funksionon mirë edhe në këto zgjedhje. E megjithatë, poshtë lustrës së vetësigurisë dhe të përpjekjes së bashkërenduar për të shitur rezultatin, cilido që të jetë, për të zhdukur alternativat dhe për të vazhduar me teknikën e dezinformimit e të corientimit të votuesve shihet dicka tjetër.
Dalja e bojës po e bën të tendosur shumë vazhdimin e lojës së sherrit fals e artificial ndërmjet palëve. Nga një anë paria i ka llogaritur mirë e bukur votat. Ata i kanë numëruar njerëzit si delet dhe e dinë se kush do të votojë për kë me një qartësi të madhe. Kjo punë është bërë shtëpi më shtëpi, derë më derë, me sekserë, me lista të punësuarish, me shantazhe të hapurë e të fshehta, me terror politik, me terror mendor, me terror hafijesh që janë shtuar në kufinjtë e shtetit policor dhe me propagandën e frikshme të kafeneve katudnare që janë emisionet si Opinioni, Top Shoë, apo ai gjirizi mediatik, që është emisioni i Arian Canos. Përpjekja e tyre për vazhdimin e lojës po duket shumë e suksesshme dhe luftohet ditë për ditë. Nga këndvështrimi i tyre loja po vazhdohet, po pranohet nga populli, edhe po fitohet ditë për ditë.
Mirëpo, nga ana tjetër, paria është tërësisht e pasigurtë se cka mund të ndodhë më popullin e se si do të sillen shqiptarët me 23 qershor por edhe mbrapa.
Sepse loja kishte kuptim sa kohë që ata ishin të organizuar në dy skuadra kundërshatre për vdekje. Tani po del se ata janë një skuadër që po bën praktikë dhe atë e shet si ndeshje.
Vazhdimi i lojës dhe pranimi i saj rrezikohet edhe sepse, në këtë pikë e mbas, paria i mban njerëzit haptazi të lidhur vetëm e vetëm për interesa materiale. Mirëpo edhe qeni më besnik don të hajë tre herë në ditë. Dhe kështu paria është në krizë dhe vazhdimi i lojës bëhet problematik. Paria përballet me shterrjen e burimeve materiale të shtetit, me mbylljen e rubinetës së punësimit, me mbrritjen e tavanit të marrjes së borxheve dhe të pagimit të tyre, me pamundësinë e dhënies së favoreve që nga doganat tek licenca, me shtimin e daljën jashtë kontrollit të strukturave kriminale, me fuqizimin e vetëdijes në shtresa të caktuara se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më tej, me kthimin e emigranteve, me humbjen e qartë të legjitimitetit e të besnikërisë të masave dhe me përballjen e mundësisë së dështimit të marrëveshjes midis palëve në nivele poshtë prijatarëve në nivelin lokal. Këto janë disa nga aspektet e procesit që paria nuk i kontrollon dot më. Shqiptarët e pranuan lojën sepse vidhte paria, vidhnin dhe ata. Zinte toka paria, zinin toka edhe ata. E rripte shtetin shtetin paria, dromca dhe thërmija mblidhnin dhe ata. Paria bënte pakte me krimin, shqiptarëy shisnin droga, bënin trafiqe e pisllëqe edhe ata. Me një fjalë, ndërtonte Plazhin e Gjirit të Lalzit paria, dhe të gjithë katundarët u bënë me vila në Golem, Dhërmi e Divjakë. Edi Rama dhe Saliu bënin pallate, njerëzit shtonin kate. Paria vidhte ne shtet, njerezit merrnin rrushfet. E kështu me radhë.
Dalja e bojës dhe fundi i lojës?
Kjo është edhe pika ku vazhdimi i lojës rrezikohet. Oligarkia funksionon sa kohë që njerëzit përfitojnë. Sepse në momentin që njerëzit, që janë mësuar me këtë kalkulimin e ftohtë e racional të tramit të votës për favoret që shkojnë nga thesi i miellit e gjeli i detit tek tenderi shumëmilionësh, nuk presin gjë, atëherë ndryshon loja. Njerëzit kthehen kundër parisë oligarkike dhe fillojnë ti kundërvihen.
Është e qartë se, me mendjen e vet, paria e ka mbyllur rrethin edhe në këto zgjedhje. Diskreditimi i saj dhe frika se po vjen edhe fundi i lojës, e se mund të fillojë një lojë e re, shihen qartë tek listat e deputetëve. Cka nuk gjen! Trusti i Gështenjave, Orta e Jenicerëve, Klani i Zemunit, Ceta e Lavatriceve, hajde vërja emrin se ka dalë llumi mbi ujë e po bëhen deputetë. I gjithë pisllëku kombëtar është duke u kandiduar për deputetë. Këta janë paria. Si do që të shkojnë zgjedhjet, le të fitojë kush të dojë, Kuvendit do ja ndrrojmë emrin e do ja bëjmë Kupola. Sepse të gjithë këta janë banditë.
Por, edhe pse paria e Tiranës i ka fituar zgjedhjet, sepse kushdo që të fitojë do të bëjë të pamundurën që të respektojë marrëveshjen, ka shumë të panjohura në këtë lojë. Arsyeja është se ka shumë palë në këtë lojë dhe gjithkush po luan për vete.
Sindikatat e krimit funksionojnë sa kohë që ka për të gjithë mirëpo edhe paria vetë e din se nuk ka më për të gjithë. Se do të hyjë miu në thesarin e shtetit e do të thyejë turinjtë.
Edi Rama nuk do ta prekë Sali Berishën dhe Ilir Metën, për arsye të kuptueshme. Njërin e ka në koalicion e tjetrin nuk don ta bëjë Martir të Demokracisë. Prandaj thotë Saliu duhet të ikë me nder. Po cfarë nderi ka ky??? Mirëpo edhe mafia e ka kodin e vet të nderit që në Tiranë pak a shumë përkthehet kështu, vodhe sa vodhe ti me të tutë, tani e kam radhën unë me të mitë. Ik me të mirë se ndryshe do të bëjmë sherr dhe nga sherri humbim që të dy. Ik me nder o Sali, se nuk të bëj martir! Si nuk e bëre to Fatos Nanon, si nuktëbënë Fatos nano dhe Ilir Meta ty. Sepse shahemi nga nëna e nga motra, por jemi tanët, bre. Ti nuk m
