E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dallga “e çuditshme” godet bregu e Afrikës së Jugut, tre viktima dhe 17 të plagosur

Tre persona u vranë nga një dallgë e cilësuar “e çuditshme” në qytetin bregdetar të Durban të Afrikës së Jugut të shtunën, sipas shërbimeve lokale të urgjencës mjekësore.

Një adoleshent është në mesin e tre personave të shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes në North Beach, i cili u mbyll pas incidentit.

17 persona të tjerë u plagosën, sipas qeverisë provinciale KwaZulu-Natal, e cila tha në një deklaratë në Facebook se detajet e incidenteve janë ende të paqarta në këtë pikë.

Një ekip prej 35 personash u përfshinë në aksionin për të ndihmuar personat që u morën nga dallga, teksa më shumë se 100 persona u përfshinë në incident./ CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›