Dallku 90 minuta në humbje

Poltava, 23 gusht - Mbrojtësi vushtrrias, Armend Dallku, luajti 90 minuta për Vorsklan që humbi 2:0 nga Metalurg Doneck, të shtunën në javën e shtatë të kampionatit ukrainas. Vorsklas për shkak të një lëndimi të dorës edhe në këtë takim i mungoi sulmuesi Ahmed Januzi. Skuadra nga Poltava është e katërta me 13 pikë.