E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina e Trepça ’89 fitojnë derbit

Prishtinë 22 gusht - Prishtina e ka fituar derbin e sotëm me ekipin e Hysit me rezultat 1:0 dhe kësisoj, të paktën në këto xhirot e para, ka treguar se këtë sezon do të luftojë më seriozisht për titullin e kampionit të Reiffeisen Superligës.
Në anën tjetër, kampioni aktual, Trepça, pas barazimit në terren të vet javën e kaluar, është mundur nga rivali lokal Trepça ’89, po ashtu me rezultat minimal 1:0. 
Në dy ndeshjet e tjera, Flamurtari dhe Vëllaznmimi kanë luajtur baras pa gola, kurse anëtari i ri i Superligës, Ballkani i Suharekës ka shënuar gjithashtu fitore minimale kundër Ferizajt 1:0 .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›