E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dallku junior shënon golin e parë

Ardin Dallku e ka gjetur golin e parë në fanellën e Vorskla Poltavës. Futbollisti i ri kosovar ka shënuar ndaj ekipit të ligës së dytë ruse FC Khimik, në fitoren 7-0.

Dallku junior është futur në lojë në pjesën e dytë, për ta shënuar njërin nga 7 golat e skuadrës së tij. Vëllai i tij i madh, Armendi, i cili luan që një kohë te ekipi ukrainas, ndihet i kënaqur me atë që po tregon Ardini.

“Ai është paraqitur shumë mirë në fazën e parë të përgatitjeve, e cila është paksa e rëndë. Me vitet që ka, Ardini ka kapërcyer shumë mirë. Trajnerët janë shumë të kënaqur, shpresoj që të vazhdojë kështu”, deklaroi përfaqësuesi shqiptar i cili po e ndihmon vëllanë e tij të vogël që të ambientohet në Vorskla.

Ardin Dallku kishte debutuar në fanellën e Vorsklas fundjavën që shkoi ndaj ekipit Zirka. Ai kishte luajtur në pjesën e parë, ku shfaqi paraqitje pozitive. 17 vjeçari i ka mahnitur trajnerët e ekipit ukrainas, me gjithë moshën e re.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›