Dama Plakë viziton Shkodrën

Friedrich Durrenmatt
Vizita e damës plakë komedi e zezë nga Friedrich Durrenmatt, me regji të Kiço Londos, shfaqet deri më 11 maj, ora 19:00 në skenën e Teatrit Migjeni në Shkodër. Vepra është një thurje e komedisë mizore me dramën ku drejtësia e çoroditur dhe e tronditur nga pushteti i parasë, mbetet një fenomen përherë aktual të cilit i nënshtrohet ndërgjegjja njerëzore.
Regjisori Londo është duke bërë një tur shfaqjes me trupën e Vizitës e cila përbëhet nga aktorë të Teatrit Bylis të Fierit. Por Dama është një aktore e shquar shqiptare që vjen pikërisht nga Shkodra, Tinka Kurti. Në role të tjera: Astrit Hasani, Dashamir Halitaj, Shpëtim Shehu, Myzafer Zifla, Klajdi Marku, Dorjana Caushi etj..