Studio e hapur në T.I.C.A
Një studio e hapur e programit AIRLAB e cila për 2012-ën ka si temë Ri-krijimin si strategji artistike, mbahet nesër ora 19:00 nga artistët pjesëmarrës të rezidencës (T.I.C.A). Vahida Ramujkic (Serbi), Armando Lulaj (Shqipëri) dhe Astrit Ismaili (Kosovë) flasin për kërkimet dhe idetë që po zhvillojnë në Tiranë dhe prezantojnë projektet e tyre të mëparshme për publikun.
Kjo studio e hapur synon njohjen më nga afër me punën e tyre.
Ndërsa prezantimin përfundimtar e mbajnë në fillim të qershorit.