E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dani Alvesh në listën e çelsit

Trajneri italian i londinezëve, Karlo Ançeloti, është në kërkim të një mbrojtësi mirëfilli të djathtë, pasi Branisllav Ivanoviç, që aktualisht luan në këtë pozicion, rolin e tij natyral e ka në qendër të mbrojtjes. Ekipi nga “Stamford Bridge” ka dorë të lirë për të vepruar në merkato, pas heqjes së dënimit nga ana e FIFA-s në lidhje me transferimin e paligjshëm të të riut Gael Kakuta.Alvesh, që vlerësohet rreth 30 milion euro, ishte shumë pranë kalimit te Çelsi dy vite më parë, pas skadimit të kontratës me Seviljen, por në momentin e fundit zgjodhi katalanasit. 26-vjeçari ka kontratë me Barçën deri në vitin 2012, por drejtuesit e klubit blaugrana mund ta lënë të lirë në rast të një oferte të majme nga ana e anglezëve.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›