E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekim Bala, triplete kunder Bylisit

/* */

Tre gola të realizuar nga Bekim Bala, i siguruan një fitore të vuajtur 3-2 Tiranës ndaj Bylisit, në takimin e zhvilluar në “Qemal Stafa”. Përsa i përket kronikës së ndeshjes, ishin miqtë  nga Ballsi, që kaluan të parët në avantazh, nëpërmjet një goli të Dimos, të cilit iu përgjigj shpejt vetë Bala. Shkodrani realizoi edhe golin e dytë të takimit, të cilit iu kundërpërgjigj sërisht Dimo, nëpërmjet një penalltie.

Me ndeshjen që po mbyllej në barazim, Bala mundi të realizojë një tripletë në minutën e 93-të. Bala ka shënuar në këtë fillim sezoni gjashtë gola: tre kundër Bylisit, dy kundër Pogradecit dhe një ndaj Kastriotit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili sipas statutit të shoqërisë aksionare që administron Klubin e Futbollit Tirana, është dhe presidenti i bardhebluve, ishte i pranishëm në tribunën VIP të stadiumit “Qemal Stafa”, në fitoren 3-2 të rekordmenëve të Shqipërisë ndaj Bylisit. Lulzim Basha ishte nën shoqërinë e ish-presidentit Refik Halili. Basha u takua me lojtarët përpara ndeshjes, ndërkohë që i përgëzoi ata pas fitores.
Dinamo humbi 1-0 me në Laç, me vendasit që realizuan me penallti në minutën e 91-të (Erjon Vuçaj), duke mbetur sërish në kuotën e -1 pikëve. Për Dinamon kjo është humbje e dytë në limitin e ndeshjes, pasi edhe ndaj Pogradecit humbën po në këtë mënyrë. Blutë janë në rrezik të madh.

Kastrioti siguroi fitoren e radhës duke mposhtur Apoloninë, me rezultatin e pastër 2-0. Brus Inkango në pjesën e parë dhe Erald Turdiu me penallti në të dytën, i shkaktua humbjen tretë fierakëve. Të shtunën, Kamza-Tomori 2-1, Pogradeci-Shkumbini 0-0 dhe Flamurtari-Vllaznia 1-0.

Skënderbeu nuk e gjeti fitoren as në “Niko Dovana”, pavarësisht se goditi dy shtylla (Gvozdenoviç dhe Bratiç), në barazimin pa gola me Teutën vendase. Ajo që po shqetëson gjithmonë e më tepër presidentin Agim Zeqo dhe trajnerin e dytë sezonal, çekun Stanislav Levi, është mungesa e golave të realizuar nga kampionët në fuqi në gjashtë javët e para. Katër ndeshje pa shënuar gol, të katërta të mbyllura 0-0: dy në Korçë, Skënderbeu-Tomori dhe Skënderbeu-Kamza, si dhe dy të tjera në transfertë, Dinamo-Skënderbeu dhe Teuta-Skënderbeu, e ka vendosur nën akuzë sulmin “djemve të Red Bullit”.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA E 6-të

22.10.2011
Flamurtari-Vllaznia    1-0
Kamza-Tomori        2-1
Pogradeci-Shkumbini    0-0

23.10.2011
Laçi-Dinamo        1-0
Tirana-Bylis        3-2
Kastrioti-Apolonia    2-0
Teuta-Skënderbeu        0-0

RENDITJA
1     Tirana             6     13
2     Teuta                6     13
3     Kastrioti              6     12
4     Flamurtari         6     12
5     Laçi                 6     11
6     Shkumbini             6     8
7     Bylis             6     7
8     Vllaznia             6     7
9     Skënderbeu         6     7
10     Kamza             6     7
11     Apolonia            6     7
12     Pogradeci             6     7
13     Tomori            6     4
14     Dinamo            6     -1

Golashënuesit
7 gola: Dervishi (Shkumbini, 4p)
6 gola: Bala (Tirana),  Inkango (Kastrioti, 1p),
5 gola: Inkango (Kastrioti, 1p), Sukaj (Vllaznia), Dimo (Bylis, 2p);
3 gola: Dimo (Bylis, 1p); Emurllahu (Laçi); Rama (Apolonia), Hysa (Flamurtari)

2 gola: Uashington (Bylis), Abazaj (Bylis), Pema (Kamza), Veliu (Flamurtari), Plaku (Kastrioti), Turdiu (Kastrioti, 1p), Trajkoviç (Laçi,2 p), Shkëmbi (Skënderbeu, 1p), G.Lika (Tirana), Morina (Tirana); Bakiu (Tomori), Vajushi (Vllaznia)

1 gol: Gërxho (Apolonia); Koreshi (Bylis), Gega (Bylis), Arifaj (Dinamo); Begaj (Flamurtari), Rajoviç (Flamurtari), Progni (Flamurtari); Mici (Kamza), Ndreka (Kamza), Ziambo (Kamza); Muçollari (Kastrioti), Sefa (Kastrioti); Dragiçeviç (Laçi), Selimi (Laçi, 1 p); Vuçaj (Laçi, 1 p),Tanushi (Pogradeci), Eminhazeri (Pogradeci), Çipi (Pogradeci); Xhyra (Shkumbini), Sulkja (Shkumbini), Magani (Shkumbini), Shenaj (Shkumbini); Kërçiku (Skënderbeu), Bratiç (Skënderbeu); Dushku (Tirana), Duro (Tirana); Markoviç (Teuta), Hyshmeri (Teuta), Çota (Teuta), Sheta (Teuta, 1p); Shameti (Tomori), Çela (Tomori), Petrovic (Vllaznia)

Autogola: Markoviç (Teuta, në favor të Vllaznisë), Veliu (Flamurtari, në favor të Tiranës)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›