Futboll femra/ Kinostudio fiton perballe Kamzes
Femrat e Kamzes kane humbur thellesisht me skuadren e Kinostudios. Golin e vetem per Kamzen e ka shenuar kapitenia e skuadres Doriana Kolgjini njekohesisht edhe portiere e ekipit me penallti. Ekipi i Kamzes eshte ne nje krize financiar si rrjedhoje skuadra akoma nuk ka krijuar stafin e saj drejtues si dhe kompletimin e skuadres me lojtare. Kamza ka luajtur kunder Kinostudios me 10 lojtare pasi kishte mungesa dhe nuk arriti dot te plotesonte te pakten 11-shen prandaj u bejme thirrje te gjitha bizneseve te medha e te mesme qe kane aktivitetet e tyre ne Kamez te sponsorizojne ose edhe te behen aksionere te ketij ekipi ne menyre qe edhe vajzat e Kamzes te kene arritje e cilesi ne futboll ashtu sic po ecin edhe meshkujt. Me shume vemendje dhe financime per ekipin e vajzave pasi jane lene ne meshire te fatit.