E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daniel Kahn The Painted Bird prezantojne muzike klezmer-punk

Me mjeker kapele te erret kostum te rrudhur dhe nje ze pak teatral mbreselenes qe perkon me Berlinin e viteve 1920. Daniel Kahn mund te konsiderohej edhe si bashkekohes i Bertolt Brecht-it. Brechti denoncoi dikur varferine e njerezve ne krizen ekonomike te viteve 20-te Kahn ben te njejten gje ne te tashmen kufijte e kohes duken sikur jane hequr papritur. Megjithate ajo qe Kahn dhe ekipi i tij ofrojne ne skene eshte shume bashkekohore edhe pse veshja te kujton me shume nje takim revolucionar te punetoreve hebrej te epokave te kaluara. Une shpresoj se ne jemi nje grup nga Berlin i shekullit te 21-te. Ne kendojme kenge te vjetra por vetem ato kenge qe i pershtaten se tashmes dhe qe mund te thone dicka per kohen e sotme. Historia mbetet me te vertete me ne por si dicka e gjalle. Problemet jane aktuale megjithese jane 100 vjecare. Gjithcka rrjedh kjo eshte historia e kthyer prapa.

Klezmer dhe rrefimeBildunterschrift Daniel Kahn me fizarmonike dhe altoparlant

Kahn-i nuk trajton te kaluaren por te tashmen ai ndricon prombelet e tashme ne kontekstin historik. Me muziken e tij ai do ti jape jete te re endrrave te se kaluares. Lart ne listen e tij jane solidariteti socializmi dhe revolucioni antikapitalist. Dhe me muzike mendon Kahn ai mund ta perhape mesazhin e tij me se miri edhe pse tingujt e tij nuk perkojne me asnje zhaner te zakonshem Ne e kemi quajtur klezmer te tjetersuar nje perzierje e influencave te ndryshme klezmer tradicional dhe kenge jidisht nga Evropa Lindore dhe kenge nga Nju Jorku poezi moderne Tom Waits Bertolt Brecht Bob Dylan Nina Simone. Mua me pelqen te rrefej tregime. Une mendoj se kenget jane mjetet me te mira per te transmetuar rrefimet. Une i dua baladat e vjetra per dashurine dhe vdekjen per papunesine luften dhe shpresen e solidaritetin.

Klezmer eshte i gjithepranishem te Daniel Kahn amp Painted Bird. qe nga mesjeta eshte zhvilluar kjo muzike popullore e ebrejve evropianolindore dhe bente pjese prej qindra vjetesh ne te perditshmen e tyre. Prej disa vjetesh ka nje ringjallje te zhanrit festivalet Klezmer perreth botes bashkojne muzikantet hebreje dhe johebreje.

Thyerje tabush dhe provokime

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Grupi muzikor i nderton instrumentat muzikore edhe vete

Kahn vete eshte ne fakt hebre por u rrit ne nje familje shume liberale edhe vetem permes muzikes krijoi lidhjen me kenget e vjetra dhe gjuhen jidisht. Ai del ne skene me fizarmonike dhe kitare havajane te ndertuar vete. Ai kendon anglisht gjermanisht dhe jidisht dhe anetaret e tjere te grupit nderhyjne. Violina dhe klarineta ngazellehen. Atyre u bashkohen nje trombon nje buri nje daulle dhe nje piano per te varfer. Kahn provokon thyen tabu dhe jo rralle huton publikun. Kjo ndodh por nuk eshte gjithmone keq ka pastaj nje mundesi per ta sqaruar pastaj. Mund te jete provokative por ne nuk duam qe te keqkuptohemi gjithe kohen.

Kahn ka studiuar ne qytetin e lindjes Detroit aktrim regji dhe skenarist ai ka luajtur muzike ne bare ne New Orleans dhe ka shoqeruar atje edhe parada cirku.

Nje mendje kaq krijuese i prezanton publikut te tij jo vetem muzike por edhe nje spektakel te plote. Kahn nuk harron kurre nentonet ironike dhe kur eshte e nevojshme ai bertet nganjehere edhe ne altoparlant. Si ketu ne kete kenge jidisht hurrican Katrina i cili shkretoi ne vitin 2005 New Orleans. Kenga eshte bazuar ne nje kenge qe kendonte per fundosjen e Titanic-ut.

Bildunterschrift Grupi Daniel Kahn The Painted Birds.

Pikerisht ne New Orleans ku dominojne xhazi dhe big band ai eshte dashuruar me muziken klezmer. Aq shume saqe biles vendosi te mesoje jidisht. Por Kahn nuk ka qene aktiv vetem ne skenen e muzikes klezmer por edhe si sindikalist i cili organizoi nder te tjera fushaten per pagat minimale te nje organizate ndihme per te varfrit.

I dashuruar me vendin qe ka zgjedhur per te jetuar

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Angazhimi i tij pasqyrohet ne tekstet e kengeve te tij. Partizane dhe parazite kapitaliste gjkapires fashiste te papune dhe viktima te shoqerise ata kane te gjithe sot vendin e tyre si karaktere skurile ne kabarene me kenge klezmer ne gjuhen jidisht. Polka valcer dhe valle tradicionale hebraike shnderrohen ne nje sixhade tingujsh per mesazhin e Kahn-it. Por as dashuria nuk duhet te mungoje. Dhe 32 vjecari eshte dashuruar padyshim me vendin qe ka zgjedhur per te jetuar Berlinin ku sipas mendimit te tij rreh zemra e muzikes Klezmer.

Ka shume vite qe ne Gjermani ka nje skene shume interesante te tradites muzikore jidisht ajo ka qene gjithmone nje vend takimi per artistet nga e gjithe bota qe luajne muzike klezmer dhe merren me gjuhen jidisht. Une u ftova ne Berlin dhe kam mbetur ketu. eshte shume bukur eshte shume multikulturor. Une kam nje mbajtese qelesash ku shkruhet atdheu qe kam zgjedhur me pelqen kjo fjale.

Autor Suzanne Cords/Angjelina Verbica

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›