Mozaiku me kokrra kafeje hyri ne librin Guiness

Nje bote nje familje nje filxhan kafeje. Me kete titull artisti nga Vlora Saimir Strati realizoi me kokrrrat e kafese mozaikun me te madh ne bote. Ne te ai paraqet portretin e nje valltareje braziliane nje bateristi japonez nje kengetari amerikan te muzikes country nje fizarmonicti europian dhe se fundi nje bateristi afrikan. Ideja lindi gjate nje takimi nderkombetar artistesh ne Dubai. Artistet nga kontinente dhe vende te ndryshme te botes kur uleshin ne tavoline dhe pinin te gjithe kafe ndiheshin te afert si nje familje e madhe ne harmoni.
Ne ishim te gjithe artiste. Prandaj per mozaikun zgjodha artiste qe perfaqesojne te pese kontinentet. Doja qe ate harmoni qe ndjeva ne tavoline duke pire kafe ta ngrija ne art ne mozaik duke perdorur si material artistik kokrrat e kafes dhe te konkurroja per nje rekord te ri boteror ne Librin e Rekordeve Guinessthote piktori Saimir Strati per programin shqip te DW.
Per te realizuar idene e tij ai perdori 1 milion kokrra kafeje te pjekura shume pak dhe fare te papjekura. Me kombinimet e tri ngjyrave ai krijoi portretet e artisteve nga pese kontinentet ne nje mozaik prej 25 metrash katrore.
Le te bashkohemi per te ndalur krizat ekonomike
Ky mozaik plotesoi te gjitha standartet per te hapur nje faqe te re ne librin e rekordeve boterore Guiness. Vepra artistike i cudit shikuesit sipas autorit ne tre drejtime.
Se pari per materialin -kokrrat e kafese- te perdorura per realizimin e saj se dyti per subjektin dhe se treti per kenaqesine estetike pra jane tre cudira thote piktori Strati.
Bildunterschrift Mozaiku me kokrra kafeje
Por pertej ketyre tre cudira shikuesit kapin mesazhin qe percjell mozaiku me i madh ne bote i realizuar me kokrrat e kafese.
Nuk ka rendesi perkatesia kombetare fetare apo kulturore. Artistet jane nje ne te gjithe boten. Arti eshte nje ure universale dialogu dhe komunikimi mes kulturave te botes arti eshte nje fuqi e madhe. Gjithmone kam besuar se arti ben historine le shenja ne histori qe u vlejne brezave. Artistet rreshtohen ne anen e se mires perpiqen qe me artin e tyre te bashkojne njerezit te ndalojne krizat e teperta ekonomike te ndalojne lufterat thote piktori Saimir Strati.
Mozaiku si poezi dhe muzike
Te tilla mesazhe kerkon te percjelle edhe piktori Saimir Strati me mozaiket e tij. E vecanta e tij eshte perzgjedhja e materialit artistik me te cilin i realizon ato. Fantazia e tij qe objekte te jetes se perditshme te ngrihen ne nivelin e materialit artistik e kane bere gjashte here fitues te rekordeve Guiness. Per here te pare me nje afresk te Leonardo da Vincit te realizuar me gozhde pastaj me nje peisazh nga Mesdheu me tapat e shisheve te veres me tej me portretin e kengetarit Michael Jackson me furca boje te Homerit me vida industriale apo nje kali duke vrapuar realizuar me kruajteset e dhembeve dhe se fundi mozaikun me kokrrat e kafese. fare eshte mozaiku per artistin Saimir Strati
Mozaiku per mua eshte si poezia si muzika. Poezia ndertohet permes germave krijohet vargu fjalet pastaj poezia. Muzika perbehet nga nota qe vendosen ne pentagram. Nese muzika degjoihet me veshe mozaiku eshte nje muzike qe hyn nga syte thote Saimir Strati.
Me kete perceptim te mozaikut Saimir Strati ka hyre ne kater artistet e vetem ne bote qe levrojne mozaikun modern dhe konsiderohen si pasardhes te Antonio Gaudit piktorit dhe arkitektit te mirenjohur spanjoll te njohur edhe si babai i Barcelones.
Autor Ani Ruci/ Tirane
Redaktoi Auron Dodi