Argjentina Nga falimentimi deri tek vendi i mrekullive ekonomike

Argjentina para dhjete vitesh ishte midis krizes me te madhe ne 200 vjetet e fundit. Njerezit dilnin me pjata ne rruge dhe protestonin kunder udheheqesise se tyre politike per shkak te gjendjes se rende sociale dhe ekonomike ne vend.
Que se vayan brohorisnin demonstruesit. Aa kerkonin qe politikanet te shporren nga postet e tyre. Pati edhe incidente te renda dhe mbi 40 persona te vrare.
Argjentina kishte falimentuar dhe ishte shkaterruar ekonomikisht nga korrupsioni dhe politikanet e korruptuar. Vendi kishte borxh me shume se 170 miliarde dollare amerikane. Papunesia ishte shume e larte ndersa femijet vuanin nga uria. Roberto Lavagna nuk mund te basoje as sot se sa e keqe ishte gjendja ne vendin e tij Situata ishte shume e keqe. Shume historiane thone se kjo ishte kriza me e thelle qe nga viti 1890 pra ne 110 vitet e fundit. Gjendja sociale ishte e tmerrshme. 52 e njerezve jetonin ne varferi.
Filimi i reformave dhe hapat qe jane bere Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ketu jane rikthyer edhe markat me te njohura.
Roberto Lavagna u zgjodh ne vitin 2002 si minister i Ekonomise dhe se bashku me presidentin e mevonshem Nestor Kirchner nisi reformat. Kirchner shpalli falimentimin e vendit por beri pagesat e domosdoshme ndaj Fondit Monetar Nderkombetar per te ruajtur hapsiren manovruese. Ai thjesht injoroi nje pjese te madhe te borxheve te huaja dhe urdheroi uljen e jashtezakonshme te vleres se monedhes vendore Peso. Argjentina filloi ngadale te behet konkurrente ne treg.
Ne kete proces ka pasur disa zhvillime thelbesore Se pari vendosem qe konsumi te trajtohet si motor i sherimit ekonomik. Ne 20 vitet e fundit Argjentina varej nga eksporti dhe investimet. Ndersa konsumi i brendshem ishte lene pas dore. E dyta dhe vendimtarja ishte Argjentina kishte nevoje per mjete financiare shtese. Dhe se treti eshte dashur te pranojme se borxhet tona kane arritur nje nivel kaq te larte sa qe nuk ishin ne gjendje ti kthejme. Marrja e borxheve te reja ishte e pashmangshme sikur edhe shlyerja e disa borxheve pohon Lagagna.
10 vite me vone ne Buenos Ajres dhe qytetet tjera te Argjentines nuk ka mbetur gati asnje gjurme nga kjo krize. Njerezit kane tani shume me shume para ne portofol dhe shpenzojne me shume. Kriza globale gati qe nuk verehet aspak. Presidentja Cristina Kirchner eshte krenare me rezultatet e arritura. Argjentina eshte shnderruar nga nje vend ne falimentim ne nje vend te mrekullive ekonomike.
Transformimi i jashtezakonshem Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidentja krenare Cristina Kirchner
Ne jemi tani ne nje Argjentine te re. Vendi ka bere nje hap shume te madh sepse me pare papunesia ishte 25 . Borxhet arrinin shifren prej 140 te prodhimit bruto ndersa cdo i dyti jetonte ne varferi. Sot kemi nje vend me rritjen me te madhe ekonomike ne 200 vitet e fundit thote presidentja.
Argjentinasit e shikojne me kureshtje krizen financiare ne vendet tjera. Atyre u kthehen kujtimet e koherave te kaluara sepse e kane shume te qarte se cfare do te thote falimentimi i nje vendi. Argjentina tani per tani ska te beje me kete krize. Por argjentinasit e kane te qarte se kriza mund te kthehet.
Autor Julio Segador/Bahri Cani
Redaktoi E. Xhani