E “ndez” skenën në koncertin e të birit

James McCartney ishte i rrethuar nga legjendat e rokut në një koncert të vogël në Londër të enjten kur babai i tij Paul dhe Roonie Wood iu bashkuan atij në skenë.Djali i legjendës së “The Beatles” performoi në “Ambassadors Theatre” dhe kërkoi nga ylli Roonie Wood që të luante me kitarë.
Sidoqoftë, babai i James nuk mundi të rezistonte pa u përfshirë në koncert dhe befasoi djalin e tij kur ai kërceu në skenë dhe luajti me piano njërën prej këngëve të djalit të tij.
Pastaj krijuesi i “Hey Jude” u kthye në audiencë, ku ishin edhe vajzat e tij Stella dhe Mary dhe gruaja e tij Nancy derisa James përfundoi shoun e tij./Indeksonline/