E Diel, 1 Nëntor 2026

Danilo Nikolic: Derbi mbetet derbiinamo humbi fazën e parë 1-2 me Tiranën. Bardheblutë drejtoheshin asokohe nga Blaz Slishkoviç.

Mbrojtësi i majtë serb i Dinamos, Danilo Nikolic (8 ndeshje në pjesën e parë të sezonit me blutë) është rikthyer pas një dëmtimi dymujor në dispozicion të trajenrit Zlatko Dalic për derbin Dinamo-Tirana (31 janar, ora 17:00, stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”).

Ish-lojtari i Bezanija (një skuadër beogradase që ka luajtur edhe me Besën e Kavajës në Kupën Intertoto) pohoi për gazetën sportive shqiptare “Panorama Sport” se Dinamo është forcuar me blerjet e fundit. 

Katër blerje të reja: Bakaj, Bodrusic, Ceko, Romero; ndërsa Plaku – 8 gola në 17 javët e para – u ble përfundimisht.

Në lidhje me derbin me Tiranën, Nikolic u shpreh: “Është një ndeshje që duhet ta fitojmë. Megjithatë derbi i ka të trija rezultatet brenda. Nuk duhet parë si tragjike një humbje me Tiranën”.

Dinamo humbi fazën e parë 1-2 me Tiranën (bardheblutë drejtoheshin asokohe nga Blaz Slishkoviç).

E Premte, 30 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›