Cikalleshi talenti më i ri i skuadrës së Besës
Kavajë - Sokol Cikalleshi është futbollisti i ri më i talentuar i skuadrës së Besës në këtë kampionat. Futbollisti 18-vjeçar arriti të shënojë dy gola në ndeshjet miqësore të Besës në Antalja të Turqisë, një në miqësoren me Flamurtarin, dhe një kundër gjermanëve të SC Boner.
Ndeshjen e parë me Besën në kampionat Cikalleshi e ka zhvilluar kundër Lushnjes, ku hyri si zëvëndësues në minutën e 80-të, dhe arriti të japë asistin e golit për Liridon Lecin në minutën e 83-të.
Cikalleshi pritet të jetë një armë e fortë për ekipin e Besës, jo vetëm në pjesën e dytë të këtij sezoni, por edhe për të ardhmen. Aktualisht ai është pjesë edhe e ekipit kombëtar U-19.