Daniloviç letër Berishës: Reformat e qeverisë rikualifikuan Shqipërinë në Sfidën e Mijëvjeçarit
Shqipëria është përzgjedhur zyrtarisht si përfituese për të dytin viti radhazi të Sfidës së Mijëvjeçarit, një program financiar ky që asistohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Këtë e ka konfirmuar vetë Drejtori ekzekutiv i Millennium Challenge Corporation, zotin Xhon Daniloviç, që së fundmi i ka dërguar një letër kryeministrit Sali Berisha, bëri të ditur Zyra e Shtypit pranë Kryeministrit. Në këtë letër, ndër të tjera, Ambasadori amerikan Danilovich shprehet se një ndër arsyet kryesore të kësaj përzgjedhjeje kanë qenë përpkjet e vijueshme të qeverisë aktuale në drejtim të reformave që përmirësojnë qeverisjen e vendit dhe forcojnë shtetin ligjor.