E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano nxirret edhe nga papafingoja e PS-së

Ashtu si edhe ishte paralajmëruar, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e dominuar nga mbështetësit e kryesocialistit Edi Rama ka rrëzuar edhe formulën e fundit të bashkëjetesës mes grupeve rivale në selinë ylberiste. Duke miratoi gjatë mbledhjes së djeshme zhvilluar në qytetin e Shkodrës të gjitha pikat e rendit të ditës, me vetëm gjatë vota pro, Asambleja ka rrëzuar të ashtuquajturën platformë e mirëkuptimit, lexuar në sallë nga drejtuesi i Lëvizjes për Politikë Institucionale, Petro Koçi. Me këtë akt është refuzuar edhe kërkesa për zhvillimin e një Kongresi të Jashtëzakonshëm në 1 mars të vitit të ardhshëm ku do të duhej që të diskuoheshin dhe sheshoheshin të gjitha konfliktet dhe mosmarrëveshjet e brendshme. Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, në platformën e paraqitur kërkoi thirrjen e Kongresit të PS-së në mars 2008. Përmes saj, deputeti socialist shprehte shqetësimin e përsëritur për mosrespektimin e vlerave që mbart anëtarësia dhe aktivistët e PS, përqendrimin e kompetencave dhe të vendim-marrjes vetëm në duart e kryetarit të Partisë Socialiste, si dhe mungesën e frymës opozitare të PS, për shkak të kontrollit të partisë nga bashkia e Tiranës dhe disa bashkive të tjera në vend. Gjithashtu, Koçi shprehte shqetësimin për ndërtimin e bashkëpunimit opozitar mbështetur në marrëdhëniet personale të kryetarit aktual me aleatët, shpesh në dëm të partisë më të madhe opozitare; humbjen njëra pas tjetrës të thuajse të gjitha përballjeve zgjedhore të pas 3 korrikut 2005 (me mbi 100 komuna, rreth 1000 këshilltarë dhe 11 qarqe të humbura); humbjen e organizuar e në bashkëpunim të shumë njësive vendore, bastione tradicionale të PSSH, kryesisht në këmbim të karrikes së kryetarit të bashkisë për Tiranën; humbjen e garës presidenciale dhe shmangien e qëllimshme të analizës edhe për këtë rezultat. Ndaj kësaj platforme ka reaguar menjëherë kryesocialisti Edi Rama i cili e ka cilësuar si të turpshme lëvizjen e ish-kryetarit Fatos Nano dhe vetë këtë të fundit si përfaqësuesin kryesor të politikës së vjetër nga e cila PS është divorcuar njëherë e mirë. Kësisoj Asamblea e PS-së, u drejtuan nga kryetari i këtij forumi, Gramoz Ruçi, ka miratuar platformën e Sekretarit Organizativ Blendi Klosi për riorganizimin e bazës së partisë, si dhe programin politik të periudhës janar-maj 2008. Me refuzimin e Kongresit nanoistët kanë humbur kështu shansin për të ndërhyrë në mënyrë institucionale, duke kuptuar përfundimisht se pas disa zgjedhjeve të konstestuara prej tyre Rama ka nën kontroll institucionet kryesore. Humbja e çfarëdolloj inisiative nuk i jep kuptim asnjë përballje në bazë përveç mbledhjes së firmatëve të anëtarësisë, një aksion jo shumë shpresëdhënës përderisa listat e anëtarësisë prej më shumë se 2 vjetësh janë krastitur prej xhaketave të vjetra. Kësisoj hapi fundor dhe mesa duket i detyrueshëm është formalizimi i një formacioni të ri politik.

 Re.Po

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›