PDIU prezanton kandidatet ne qarkun e Kukesit
Nga Kukësi kreu i PDIU –së Shpëtim Idrizi u bëri thirrjet qytetarëve që të votojnë për të vetmen forcë politikë që ka një vizion të qartë për bashkimin kombëtar.
“Ne nuk mund t’i ndajmë shqiptarët në veri dhe jug, lindje dhe perëndim, por të gjithë duhet të jemi të bashkuar, ashtu siç na ka vendosur Zoti, me një gjuhë, një kulturë, një zemër, me një qëllim të përbashkët mirëqenien, integrimin dhe bashkimin kombëtar. Ne nuk duhet të lejojmë që drejtuesit e shteteve tona të funksionojnë si feudalë toke, si drejtues territori, por si udhëheqësh shpirtrash dhe njerëzish, udhëheqës të kombit shqiptar. Ndaj, në zgjedhjet e 23 qershorit votoni PDIU, votoni Nr. 50, votoni djalin tuaj, Ylber Gjetën për në Kuvendin e Shqipërisë”, deklaroi Idrizi
Në një tubim të organizuar në pallatin e Kulturës kryetari i PDIU-së prezantoi kandidatët për qarkun e Kukësit ku nuk munguan edhe kritikat për retorikën e egër të partive politike të cilat sipas tij duhet të punojnë pa dallime në shërbim të kombit.