Manjani takim me minatoret e Valiasit

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, ka zhvilluar sot një takim me minatorët e Valiasit në kuadër të 22-vjetorit të grevës së Përgjithshme të sindikatave. Manjani u shpreh se është turp që Kryeministri aktual festoi 22-vjetorin në Hotel Tirana dhe jo ne Valias. Sipas tij ndërkohë që “doktori” feston, Valiasi është zhytur në skamje.
“Në të tilla raste faktet flasin vetë. Nuk ka nevojë për shumë komente, aq më tepër kur këto bëhen për politikë. Mirënjohja është një virtyt njerëzor he mosmirënjohja duhet ndëshkuar. Kryeministri nuk ka bërë asgjë për Valiasin që është qendra që e ka sjellë në pushtet unë nuk e di se me çfarë kurajoje z. Kryeministër feston sot në emrin tuaj, me kontributin tuaj, me djersën tuaj dhe me mundin tuaj- deklaroi Manjani.