Danimarka fiton Eurovisionin (VIDEO)
Danimarka ka triumfuar në edicionin e 58-të të Eurovisionit me këngën Only Teardrops të kënduar nga Emmelie de Forest. Këngëtarja 20 vjeçare ka mposhtuar 25 finalistët tjerë.
Përfaqësuesja e shtetit ka kënduar e 18-ta në natën finale të mbajtur në Malmo të Suedisë. E kompozuar nga Lise Cabble, Julia Fabrin Jakobsen dhe Thomas Stengaard, Only Teardrops është një këngë melankolike që flet për luftën e paqen. Sa herë që e dëgjoj bie në dashuri me këtë këngë, kishte thënë vetë këngëtarja.
39 shtete pjesëmarrëse në edicionin e sivjetmë kanë votuar për 26 finalistët. Pesëdhjetë për qind të votave i kanë thënë juritë shteteve pjesëmarrëse dhe gjysmë tjetër, nga votat e teleshikuesve, që sipas të dhënave të organizatorëve, mesatarisht për çdo edicion arrin deri në 125 milionë. Në fakt Danimarka ka arritur me 128 vota se kanë votuar gjysma e shteteve pjesëmarrëse përderisa është pasuar nga Ukraina me 113 vota.
Estonia, Danimarka, Rusia, Ukraina, Holanda, Lituania, Bjellorusia, Moldavia, Irlanda dhe Belgjika, u pëzgjodhën për finale në natën e parë gjysmëfinale, më 14 maj. Hungaria, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Rumania, Norvegjia, Islanda, Armenia, Finlanda, Malta dhe Greqia, ishin zgjedhur në gjysmëfinalen e dytë, më 16 maj. Ndërkaq Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Spanja, janë finalistët e përhershëm. Suedia si fituese e vitit të kaluar, ka shkuar direkt në finale.
Në edicionin e ketij viti që ka pasur moton Jemi një, Shqipëria e përfaqësuar me Identitet nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko nuk u kualifikua si finaliste. Dymbëshjetë pikët maksimale juria e shtetit shqiptar ia ka dhënë Italisë. Dhjetë pikë ia ka dhënë Greqisë dhe me tetë pikë ka vlerësuar Hungarinë,thekson” KN”.
P.K