Rama: Se kush do jetë kryeministër, e përcakton Kushtetuta dhe vullneti i popullit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se dita e dytë e konventës së kësaj partie i kushtohet programit.
Rama tha se programi i tyre është më i detajuari që ka pasur ndonjë forcë politike në Shqipëri.
Ndërkohë, pa dyshim, në ditët në vijim do vëmë në dispozicion të qytetarëve edhe librin e programit, premtoi Rama, duke akuzuar sërish se kryeministri Sali Berisha po u kopjon programin.
Ndërkohë që ne e kemi të qartë se çdo të bëjmë që nga dita e parë e qeverisjes sonë, tha Rama.
Duke komentuar debatin e hapur se kush do jetë kryeministër nga e majta, Rama tha se kjo është një gjë shumë e thjeshtë. Sipas tij, se kush bëhet kryeministër, e përcakton Kushtetuta dhe vullneti i popullit.
Të jeni të sigurt se asnjë lloj diversioni mbi fjalime apo fjali të thëna në fushatë elektorale nuk funksionon.
Aleanca për Shqipërinë Europiane është kompakte. PS është forca udhëheqëse e kësaj aleancë, në sintoni me LSI si pjesa tjetër e boshtit strategjik.
Mos kini as merakun më të vogël se kush do jetë kryeministri pas fitores është gjëja më e thjeshtë dhe më e shpejtë për tu zgjidhur bazuar mbi atë që thotë Kushtetuta dhe vullneti i popullit, tha Rama, duke shtuar se Saliu po peshkon në tokë të thatë./ep