E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka largon trupat ushtarake nga Kosova

Kopenhage 8 tetor NOA - Ne fund te ketij viti pritet qe edhe forcat daneze te KFOR-it do te fillojne terheqjen e tyre nga Kosova.

Lajmi eshte bere i ditur nga autoritete te larta te Danimarkes. Sipas autoriteteve daneze ne Kosove do te qendrojne edhe 35 ushtare daneze te cilet do te qendrojne edhe vitin e ardhshem. Forcat e mbetura do te vazhdojne te qendrojne atje ne Kosove si pjese e perpjekjeve te NATO-se per te ruajtur paqen dhe stabilitetin ne vend ka thene Lene Espersen ministri i Jashtem danez.

Shkurtin e ketij vitit forcat daneze zvogeluan numrin e ushtareve nga 320 sa ishin ne rreth 150. Ne ate kohe pritej qe ushtaret daneze te terhiqeshin teresisht nga Kosova deri ne fund te ketij viti.

a.k/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›