Krasniqi Zgjedhjet ne javet e para te shkurtit
Prishtine 8 tetor NOA -Takimi i presidentit ne detyre Jakup Krasniqi me perfaqesues te partive politike parlamentare nuk arritur ne caktimin e nje date per mbajtjen e zgjedhjeve ne Kosove.
Pas takimit Krasniqi ka bere te ditur se i duhen edhe disa dite konsultime shtese derisa te percaktohet per daten mirepo ka thene se aktualisht ka qendrime te ndryshme midis partive per kohen kur kosovaret duhet drejtuar kutive te votimit.
Te gjithe ne nje forme ose ne nje tjeter jane pajtuar qe te respektohet ligji dhe kushtetuta por ka kerkesa te ndryshme qe te mbahen ne fillim te shkurtit ne mes te shkurtit ose ne fillim te marsit. Megjithate ne do te kemi konsulta edhe me Komisionin Qendror Zgjedhor qe ta dime saktesisht se cili eshte afati optimal per tu konstituuar institucionet qe dalin nga zgjedhjet e lira deklaroi Krasniqi pas takimit.
Ne e dime se 28 marsi Kosoven duhet ta gjej me Parlament te konstituuar me kryetar te parlamentit dhe me president te Kosoves ka shtuar ai.
Procedurat e KQZ-se sugjerojne mbajtjen e zgjedhjeve ne pjesen e pare te shkurtit ne menyre qe institucionet e dala nga zgjedhjet te mund te konstituohen brenda afatit kushtetues te mandatit te ushtruesit te detyres se presidentit ka sqaruar Krasniqi.
Kosova po shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme pas krizes politike qe ka shkaktuar doreheqja e Fatmir Sejdiut nga funksioni i presidentit te vendit. Ne doreheqje e coi konstatimi i Gjykates Kushtetuese se Sejdiu po shkelte Kushtetuten duke mbajtur njekohesisht postin e presidentit te Kosoves dhe ate te kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves.
NOA