E Diel, 1 Nëntor 2026

Danimarka prenoton Afrikën e JugutDanimarka fitoi 1-0 derbin skandinave me Suedinë e Ibrahimoviçit

Rrjetet sociale:

Danimarka fitoi 1-0 derbin skandinave me Suedinë e Ibrahimoviçit, duke pronotuar një vend për në finalet e Kampionatit Botëror. Skuadra e drejtuar nga Morten Olsen konsolidoi pozitat në vendin e parë në grup, pasi tashmë kryeson grupin tonë, me 21 pikë, 6 më shumë se Suedia, kur kanë mbetur vetëm një takim për t’u luajtur.  Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Jakob Poulsen në mirnën e 79-të, danezi realizoi me një goditje të ulët brenda zonës, duke mos i lënë asnjë shans portierit suedez Andreas Isakson. Suedia shënoi një gol me anë të Henrik Larsonit, por pozicioni i tij u konsiderua jashtë loje. Danimarka nuk ka humbur asnjë takim të eliminatoreve të Kupës së Botës në “Parken Stadium”, qysh nga viti 1981. Danimarka arrin për herë të katërt në finalet e një Botërori, dhe për herë të parë në një kompeticion të madh, qysh nga finalet e Kampionatit Europian 2004. Suedia ka vetëm një shans, të fitojë me Shqipërinë dhe me një golaverazh të thellë.

Kloze dërgon Gjermaninë në Botëror

Triumf në Moskë. Falë një goli të artë të sulmuesit Miroslav Kloze në minutën e 35-të, Gjermania fitoi 1-0 kundër Rusisë, duke prerë një biletë për në finalet e Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”. Mediat gjermane përveç Klozes, falënderuar në mënyrë të veçantë, portierin Adler, ky i fundit me pritjet e tij në stadiumin me bar “Luzhniki” të Moskës, shpëtoi skuadrën e tij nga gola të sigurt. Gjermania (25 pikë) mori tri pikë të çmuara, që e çuan në katër pikë diferencën me Rusinë e vendit të dytë (21), kur ka mbetur edhe një takim për tu luajtur në grupin e katër kualifikues. “E kisha ndjerë që para ndeshjes, që çdo lojtar i imi e ka në gjen fitoren. Vetëkuptohet që në disa situata patë gjithashtu fat”, - tha pas ndeshjes trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv. Edhe kapiteni i Gjermanisë, Mikael Balak, u tregua i kënaqur me rezultatin e arritur nga ekipi i tij: “Ne luajtëm me nerva të forta, patëm shumë besim në veten tonë. Ne e kërkuam këtë rezultat”.

Vendet e kualifikuara
deri tani në Botëror

AZIA (4)

Australia
Japonia
Koreja e Jugut
Koreja e Veriut

EUROPA (5)

Gjermania
Holanda
Anglia
Spanja
Danimarka

AMERIKA E JUGUT (2)

Brazili
Paraguai

AFRIKA (3)

Afrika e Jugut
Gana
Bregu i Fildishtë

Numri i klikimeve - 7740
  E Shtune, 10 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›