Danimarkë, Rama me Schmidt: Takim i shkëlqyer për Shqipërinë
Të tjera rreth shkrimit PS e bazës: Skuadra drejt fitores Bazhdari: Do të jem me PS por fatkeqësisht jo në Parlament
TIRANE - Të shkëlqyer e cilësoi kryetari i PS-së takimin që zhvilloi sot në mesditë me kryeministren e Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt
"Takim i shkelqyer me KM daneze per Shqiperine Europiane dhe jetesimin e programit te Rilindjes pas 23 qershorit."- shkruan Rama në Twitter duke publikuar dhe foto nga një moment i takimit.
Kryetari i PS-së u nis dje në Danimarkë, pasi shpalli listat e kandidatëve duke treguar se tashmë ndihej i çliruar pas një stresi disamujor për listat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 23 qershorit të këti viti.
Lista të cilat kanë qënë gjithnjë një makth i vërtetë për të gjithë drejtuesit socialistë që në themelimin e saj, kur gjithnjë janë përballur me hatërmbetje dhe inate të shfryra më pas në kandidime si të pavarur ose dhe në kalimin nga e majta në të djathtë, gjë që asnjëherë nuk ka ndodhur tek e djathta e drejtuar me dorë të hekurt nga Berisha.
Në Danimarkë Rama shoqërohet nga deputetët Ditmir Bushati e Ermonela Felaj. Me anë të një mesazhi të shkurtër, Rama u shpreh dje se tashmë nuk do të flitet më për lista deputetësh, por për Shqipërinë që duam.
“Më në fund s’do flitet për lista, po për Shqipërinë që duam. Qysh nesër në Kopenhagen, me kryeministrin e një vendi fantastik që duam ta kemi më pranë. Drejt Danimarkës me deputetët Ditmir Bushati dhe Ermonela Felaj, për të treguar programin e ambicien tonë për të rilindur Shqiperinë” tha dje Rama.
Kryesocialisti Rama është duke zhvilluar disa takime në vende të rëndësishme, për të marrë mbështetje për qeverisjen e ardhshme, të cilën ai pretendon ta drejtojë. Vetëm pak ditë më parë Rama ishte në Austri.
Ku Rama për herë të parë theu “mitin” e Berishës, pasi kreu i së djathtës e kishte pasur gjithnjë mbështetje këtë vend dhe klasën e saj politike, sa herë që gjendej politikisht ngushtë, duke garantuar jo vetëm takime por dhe mbështetje.
Ndërkohë që për dy vite me radhë asnjë takim, ndërsa Rama pavarësisht se është kreu i opozitës realizon takim me kreun e shtetit austriak, por dhe ministrin e punës së këtij vendi. Të njejtën gjë bëri dhe me kryeministrin norvegjez, me atë kroat, dhe një sërë kryeministrash të vendeve të rajonit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)