E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egini Ceka dorëhiqet si diplomat në komision hetimor

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV Komisioni hetimor TIRANE - Egin Ceka jep dorëheqjen nga posti i nëpunës diplomatik pranë OSBE në Vjenë. Dorëheqja u bë publik në mbledhjen e komisionit kuvendor hetimor të PD për të zbardhur rethanat dhe përgjegjësitë për ngjarjen e ndodhur më 24 prill 2013 pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës e cila u transmetuar direkt në media.

"Vlerësoj dinjitetin tim moral të panegociueshëm me kurrëfarë interesi public. Është çasti i duhur për të hequr dorë si nëpunës i shtetit shqiptar. Ndiej kënaqësi që kam punuar, kur një pjesë e konsiderueshme e publikut ka standard të paparanueshme për të vlerësuar dinjitetin." - tha Egin Ceka.

Në  orën 13:00 u mblodh komisioni hetimor për të ashtuquajturin incident mes Ramës dhe Egin Cekës gjatë një takimi disa ditë më parë në Vjenë.  Në komision janë thirrur dëshmitarë, së pari personat e implikuar drejtpërdrejt, si dhe dëshimtarë të ngjarjes për të hedhur dritë dhe një rreth i tretë me ata, që mund të ndihmojnë pr gjithë qëndrimin e shërbimit tonë diplomatik mbi vizitën e zotit Rama në Vjenë.

Kryetari i PS-së nuk ishte i pranishën. "Meqë Rama nuk ka pranuar të vijë as ai as të vetët të vijnë të dëshmojnë ne po pranojmë të nisim vetë", - tha kryetari i komisionit Fatbardh Kadilli.

EGIN CEKA: CENOI  FIGUREN E NJE DIPLOMATI, E SHAVA  "PLEHRE"
"Quhem Egin Ceka, punoj si diplomat në Vjenë. Ndodhem për të sqaruar për sqarimin e fakteve, rrethanave. Po vijoj me paraqitjen kronologjike të ngjarjes. U zhvillua një aktivitet Gjatë takimit zoti Rama përsëriti dy herë tezën se përfaqësitë diplomatike janë tërësisht të politizuar. Duke mos pasur një ftesë vendosa ta komunikoj me të pas takimit. I shpreha mendimin se teza ishte tërësisht e politizuar. E quaj të padrejtë përmendjen e emrit tim në publik nga disa politikanë pa njohur CV time. Ai nuk iu përgjigj pyetjes sime, por me ton arrogant më kërkoi që të largohem nga salla. Pas përgjigjes sime ai bëri një xhest fizik, duke krijuar përshtypjen e një afiniteti. Xhesti i tij është tejkalimi komunikimit ndërnjerëzor. Nuk iu përgjigja me veprim të ngjashëm, por iu përgjigja verbalisht. I thashë që një njeri me këtë sjellje nuk meriton të drejtojë shqiptarët dhe i thashë plehrë si të vetmen fjalë fyese që përdora ndaj tij.Rama ka pasur një kameraman. I kërkoj komisionit ta transmetojë. Më tha pse i biri i Neritanit je ti. Si i ati dhe i biri. Xhesti tinzar i Ramës do kishte merituar një goditje grushti. Me atë xhest hileqar nuk u cënua një qytetar i zakonshëm, por figura e një diplomati shqiptari."

"Akademia Diplomatike e Vjenës është institucion i hapur për çdo person të interesuar. Regjistrimi apo mosregjistrimi është formalitet, në shumë raste jo i detyrueshëm. Organizimi parashikonte 140 vende nga të cilët ishin regjistruar vetëm 90. Ideja se në një aktivitet publik duhet të jenë vetëm njerëz të kontrolluar dhe të bindur vijnë vetëm nga shoqëri totalitare. Kjo mund të ndodhë në mes të Tiranës, por është e panjohur në mes të Vjenës. Si do ishte sjellë një diplomat perëndimor? Shefat e opozitës kur shkojnë jashtë nuk akuzojnë opozitën se është e politizuar, e para, ose do të reagonin si unë, ose të paktën do të ishte prononcuar personalisht duke mbajtur qëndrimin e tij, deri duke dhënë dorëhejqen. Gazeta austriake “Der Standard” reagoi mbi incidentin, korrespondente për Ballkannin Perëndimor e mirëinformuar për Shqipërinë dhe ka qenë moderator i një debati publik me Ramën. Kushdo që kërkon në portalet austriake emrin e Edi Ramës do të gjejë krahasime me presidentitn e Çeçenisë, që problemet i zgjidh me ring boksi, me tituj: Çmendet, shkallon, lajdhit, humb toruan shefi socialist. Përtej cënimit të dinjitetit tim, është cënuar imazhi i Shqipërisë. Personi në fjalë nuk ka denjuar më pas të prononcohet për një nga gazetat më prestigjioze autriake. Rama nuk është prononcuar për këtë çështje as në mediat shqiptare. Shqiptarët në Austri gëzojnë një reputacion të respektueshëm për shkak të nivelit, punësimit që kanë. Ai nuk dëmtoi vetëm imazhin, por ka minuar punën tonë në shërbim të këtij imazhi. Mënyra se si një pjesë e mediave ka përcjellë incidetin e mediave, si e kanë banalizuar shtron pyetjen serioze për gjendjen mediave dhe shoqërisë në Shqipëri. Mbetet e pakuptueshme pse një pjesë e publikut, mediave, shoqërisë shqiptare janë të pririr t’i besojnë një njeriu të paekuilibruar e t’i besojnë atij fatet e vendit e pse janë të gatshëm për të mos mbrojtur dinjitetin dhe integritetin e një njeriu, një diplomati?! Nuk jam për t’u sugjeruar verdiktin e tyre të 23 qershorit, por jam i bindur, që nuk e meriton të drejtohet nga një njeri i pakontrulluar i vetvetes së tij. Rilindje është t’i thuash kujtdo sy më sy mendimin tënd. Kam qenë dhe mbetem njeri lirë dhe i pavarur."

Komisioni: Kanë qenë pranë persona të tjerë kur ju keni komunikuar me Zotin Rama?
Kemi qenë vetëm unë dhe zoti rama të tjerët kanë qenë 3-4 metra larg. Organizatori Fatmir Velaj nukka qenë pranë , ka qenë në distancë.
Jami sigurt që para dhe pas këtij aktiviteti nuk kam përdorur fjalë fyese ndaj këtij personi.

Komisioni: Nga debati publik është tentuar denigrimi i figurës tuaj personale, duke iu referuar besimit tuaj fetar.

Jam besimtar mysliman si shumica e popullit shqiptar, ose jam thjesht besimtar si shumica e popullit. Cështja këtu nuk është besimi, por shkarja, lajthitja i një personi publik në një aktivitet publik, pavarësisht nga besimi i të dy palëve.

YLLI MINAROLLI: INCIDENTI QE KREJTËSISHT I PANEVOJSHËM

Komisioni: Çfarë dini ju rreth incidentit? Ka pasur apo jo ftesë për trupin dilomatik shqiptar?

Në postën time elektronike erdhi një ftesë nga Fate Velaj se do vinte kreu i PS-së, Edi Rama. Ju ftojmë miqësisht dhe miqtë tuaj të merrni pjesë në dialog: “Shqipëria rikonstrukton tëardhmen”. Edi Rama si kreu i PS-së dhe nënkryetari i IS-së. Vizita m’u duk shumë interesante, si edhe axhenda e kryetarit të PS-së, aq më shumë edhe prej vizionit. Akademia Diplomatike e Vjenës është një vend, ku diplomatët janë shumë të familjarizuar. Aty vijnë të ftuar nga rajoni, Europa Qendrore. Roli i ambasadës është i patjetërsueshëm. Ambasada merr njoftimin dhe ajo ka një listë të emrave të njerëzve, që janë njohës të Ballkanit, dashamirës të Shqipërisë. Kjo listë nuk ëhstë bërë sot, trashëgohet prej shumë vitesh. Ajo njofton edhe trupin diplomatik. Pasi merr konfirmimin përgatit një infrastruktrë se ku do ulen dhe njofton referuesit mbi pjesëmarrësit. Kjo është në rregulloren e MPJ për ambasadat e Shqipërisë jashtë vendit. Unë prita të kisha një njoftim nga PS.

Pasi koha po vinte i shqetësuar për këtë gjë thirra organizatorin në ambasadë. Kjo është ftesë nga ty, por në ftesa të tjera të kam ardhur. Tani vjen lideri i opozitës, unë jam përfaqësuesi më i lartë i shtetit këtu dhe dua një ftesë, njoftim zyrtar për të vënë gjithë stafin në shërbim për suksesin e vizitës së zotit Rama. Nëse nuk vjen ftesa ambasadori nuk mund të marrë pjesë. Por diplomatët sipas dëshirës mund të marrin pjesë. Dhe dy diplomatë e ambasadës kanë marrë pjesë në takimin e zotit Rama. Hedh poshtë deklaratën e zotit Ruçi në Kuvend. Ai ka thënë se ambasadori duhet të ishte në dispozicion të vizitës së Ramës, por nëse kisha një ftesë zyrtare. Dhe organizimi nuk ishte në atë nivel që duhet të ishte për liderin e opozitës. Nuk u zbatua axhenda.

Njerëzit mbetën të pakënaqur nga përkthimi. Incidenti qe krejtësisht i panevojshëm. Diplomatët e ambasadës dhe zoti Ceka si përfaqësues në OSBE isihin në rolin e dëgjuesve krejt normal. Pasi përfundoi takimi dhe një pjesë e pjesamarrësve ikën ishte një koktelj., Në të tilla raste njerëzit kanë mundësipër takime më konfidenciale dhe unë egjykoj se zoti Ceka pikërisht i është afruar zotit Rama kur kishte mbaruar gjithcka, kur nuk mund të mnedohej një porovokim, sepse ishte tete a tete, mbase duke shfrytëzuar edhe njohjen familjare u afrua për të biseduar miqësisht, ndoshta Rama ka pasur ndonjë tension, por në të tilla raste ai nuk duhet ta humbte qetësinë e zakonshme. Unë mendova se do t’i thoshte të fala neritanit, e një buzëqeshje pa krijuar atë incident të oanevojshëm. Lajmi la shije te keqe. Që ka të bëjë me imazhin e shoqërisë.

Komisioni: Çfarë marrëdhënie keni me Edi Ramën?

Kam përvojë shumë pozitive me zotin Rama gjatë 8 viteve në shërbim diplomatik. Në muajin nëntor jemi takuar miqësisht dhe kam pasur mirëkuptim në postën time elektronike vinin ditaret nga PS. Këto muajt e fundit s’më kanë ardhur.

Komisioni: Kush e pa ngjarjen?

Ajet Shira dëshmoi fjalët e Eugen Cekës se Rama i pat thënë këtij të fundit: “Djali i Neritanit je ti? Si i ati dhe i biri”, ndërsa Eugeni ia ktheu: “Plehrë, ti do qeverisësh Shqipërinë?!”. Sipas Minarollit, Shira mudn të vijë vetëm ndponjë ditë të shtune të dëshmojë, kur e ka pushim. Shqiptarët punojnë për imazhin e Shqipërisë dhe jo për partitë politike. Unë punoj në bazë të ligjit, që është për t’u respektuar. Edhe Rama me këta diplomatë do të punojë nesër po të vijë në pushtet. Në asnjë vend nuk kam pasur diskriminim prej shërbimit diplomatik shqiptar.

Komisioni: Çfarë do kishin bërë në Austri për një xhest të tillë?

Nuk do ta kishin falur.

(ma/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›