Berisha nga Vlora: Rama duhej të kandidonte në Tiranë,ku ka selinë
Të tjera rreth shkrimit Berisha punëtoreve të fabrikës së këpucëve: Ju ka bekuar Zoti
VLORE - Nga qyteti i Vlorës aty ku kryetari i PS-së udhëheq listën e kandidatëve socialistë për zgjedhjet e 23 qershorit, Berisha e sulmon:
“Rama nuk duhej të kandidonte në Vlorë, por në Tiranë. Aty ku është selia qendrore e PS. Nuk solli Rama në Vlorë Koço Kokëdhimën, por Koco Ramën. Për të gjithë socialistët Koço është nënkryetari, edhe pse nuk quhet i tillë. Dihet se kush është Koço, një person që është sipërmarrës i firmave ndërtuese. Dihet se Rama i ka dhënë tendera për ndertimin e rrugëve”- tha Berisha.
Deklarata nga Orikumi ku kryeministri Berisha ndodhet për të inauguruar rikonstruksionin e rrugës Sevasteri-Kalivac; Sevaster- Vlorë, investim me vlerë 244,342,488 lekë. Gjatësia 9.34 kilometër.
OPOZITA BLLOKON STATUSIN SE NUK VOTON 3 LIGJET
Berisha akuzon opozitën se duke mos votuar 3 ligjet vazhdon të mbajë të bllokuar marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Statusi mbahet peng se nuk do opozita të votohen 3 ligje, sepse beson se në këtë mënyrë dëmton cdo shqiptar, demokrat, dëmton fermerë, të rinj e të moshuar. Më 23 qershor të votojmë për të ardhmen europiane”
BERISHA: ORIKUMI S'KA UJE E KANALIZIME, POR DO I BEJME
Berisha pranoi mungesën e ujit, dhe infrastrukturës në Orikum një zonë bregdetare tepër e frekuentuar në Vlorë gjatë sezonit turistik por premtoi se do bëjë më shumë, dhe fillimi i punimeve për rikonstruksionin e rrugës Sevasteri - Kalivac; Sevaster - Vlorë do nxisë turizmin.
“Po vij nga Orikumi. Nuk ka gjë më të bukur, nuk ka ujë, kanalizime që duhen, përpunimi i ujrave të zeza. Sot inauguruam fillimin e punimeve. Ky ndërtim do e nxisë turizmin.”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)