E Diel, 1 Nëntor 2026

Danimarkë: Sulmohet shkrimtari i njohur për anti-islamizëm

Mediat daneze raportojnë se një sulmues i pa njohur ka tentuar që të qëllojë një shkrimtar danez të historisë i cili është kritik ndaj Islamit. Raportohet se Lars Hedegaard nuk është lënduar nga këto të shtëna. Sulmuesi kishte shkuar tek shtëpia e Hedegaard-it duke u shtirur se ka një pako postare dhe më pas kishte shtënë të paktën një herë me armë, por nuk kishte arritur që të qëllonte shkrimtarin.

Policia e Kopenhagës ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nga të shtënat. Ata nuk kanë thënë nëse e shtëna kishte për shënjestër Hedegaardin. Shkrimtari danez, udhëheqë Shoqërinë për Lirinë e Fjalës, një grup i cili ka organizuar një takim dhe ligjerata me kritik të Islamit.

Autoritetet daneze gjatë vitit 2011 e kishin gjobitur Hedegardin në vlerë prej 1 mijë dollarëve amerikan për fyrje ndaj muslimanëve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›