E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënohet më vdekje ministri grek i Financave

Kërcënohet më vdekje ministri grek i Financave, Janis Stournaras.

Ai gjeti në zyrën e tij një zarf, brenda të cilit ndodhej një plumb dhe një letër ku shkruhej: “Pasojat për ju do të jenë të paparashikueshme”. Letra nënshkruhej nga grupi i quajtur “Revolucioni i Kretës”.

Policia greke është vënë në alarm dhe kanë shtuar masat e sigurisë për ministrin, ndërkohë që po hetohet për të gjetur autorët e kërcënimit, shkruan Express.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për terroristë apo njerëz të indinjuar nga masat shtrënguese ekonomike, që po zbatohen në Greqi.

Vetë ministri Stournaras deklaroi se nuk e merr seriozisht kërcënimin me plumb. “Do të vazhdoj punën”, tha ai para gazetarëve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›