Dante: Kujdes Messi, mund të jetë nervoz

Mbrojtësi i Bayern Munchen, braziliani Dante ka deklaruar se skuadra e tij duhet të ketë kujdes në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës nga Lionel Messi. Dante ka deklaruar se Messi tani mund të jetë shëruar plotësisht dhe mund të jetë i rrezikshëm.
"Messi dukej në ndeshjen e parë jo i përgatitur fizikisht. Tani ai si duket është mirë dhe mund të jetë rrezik i madh për ne. Messi është lojtari më i mirë në botë dhe këtë e ka treguar shpeshherë. Messi kur nuk shënon në një ndeshje, duhet të jeni të kujdesshëm në ndeshjen tjetër pasi që ai hynë në fushë me nervoz dhe shpërthen" deklaroj Dante./Indeksonline/