Dante, në pikturë sekreti i poezisë së tij
Ka nga ato momente kur artet dialogojnë. Ka momente kur ato ushqehen me njëra-tjetrën në tentativën e përbashkët për të parë dhe për të bërë të dukshme të padukshmen. Ndodh mes muzikës dhe poezisë, mes pikturës dhe letërsisë, mes vallëzimit dhe fjalëve... Momente që ndonjëherë janë transmetuar te publiku, por që në të tjera raste janë mbajtur sekrete. Në disa raste është e thjeshtë të biesh në gjurmët e gërshetimeve apo dialogëve të ndryshme, përveçse në rastet kur të dyja këto janë mjaft të dukshme. Jo vetëm mes artistëve, të cilët u përkasin arteve të ndryshme, gjinive të ndryshme artistike, të cilat shtyhen, mohohen dhe replikojnë, duke teorizuar për të tilla kryqëzime. Njësoj ndodh edhe mes artistëve, të cilët në një këndvështrim duken të largët me njëri-tjetrin. Një emër: Mario Luzi, që nga piktorët shumë mori dhe piktorëve shumë u dha. Ndonjëherë, shfaqet edhe më i ashpër dhe syri i vëzhguesit duhet të bëhet më i fortë e më i guximshëm për të ndjerë ato çfarë ai dëshiron të shfaqë. Është pikërisht ajo çfarë ka ndodhur në këtë libret të çmuar të Beatrice Buscaroli-t, botuar prej Marietti-t. Kësaj ngjarjeje i është kushtuar edhe një konferencë, e cila është mbajtur në Itali. Gjatë takimit është folur për Danten dhe gjeniun që ai ishte. Titulli është "Atelier Dante". Historiania e artit, Beatrice Buscaroli, ka për detyrë që së bashku me Luca Beatricen të kurojë sektorin e artistëve italianë pjesëmarrës në Bienalen e ardhshme të Venecias. Ajo do të kujdeset të gjejë e të vlerësojë influencën e mundshme që poezia e Dantes ka dhënë në pikturë. Tema është mjaft tërheqëse dhe e thellë, e ngjashme me atë të disa viteve më parë që Z. Baransky zgjodhi të sjellë në bienale, me titullin "Dante Lexues". "Atelier Dante" është një aventurë në zbulimin e imazheve që kanë ushqyer imagjinatën mes artistëve. Studiuesja gjendet përballë hapave të parë me të cilët i duhet të përballet (Nga t‘ia nisë? Si? Në cilën pikë të biografisë apo të veprës së shkrimtarit duhet të mbështetet?). Ajo synon të na flasë për Danten e vogël, për poetin i cili së bashku me fëmijët e tjerë të lindur në po të njëjtin vit në Firence u pagëzuan në atë që ai e quan "Shën Xhovani i tij i bukur". Beatrice Buscaroli imagjinon portretin e Krishtit të reflektohet në sytë e fëmijës: A është kjo e para gjë që ai sheh? Udhëtimi që më pas proza ritmike dhe e kujdesshme e shkrimtares së artit na bën të ndjekim udhëtimin imagjinar mes atyre që dinim dhe surprizave emocionuese, mbushur plot me përballje dhe habi për madhështinë e figurës së Dantes dhe mënyrës se si ai u formua. Gjejmë në libretin e saj edhe format e vogla të Santa Maria del Fiore. Libri ka edhe një pjesë të dytë të artistëve që Dante do të dëshironte të admironte. Ata që u frymëzuan prej poetit gjenden në faqet e bukura kushtuar Rodinit, Rosetit dhe Previatit. Gjenialitet dhe metodë, thuhej në atë kohë. Autorja e libretit arrin të çojë situatën në atë pikë historike dhe në të njëjtën kohë edhe misterioze, nëpërmjet dokumenteve ndonjëherë edhe të pashfaqura. Besnike e së njëjtës metodë të përdorur prej babait historik të muzikës, Piero, të cilit Bach, Beethoven e shumë të tjerë iu referuan shpesh gjatë studimeve të tyre: një bindje të përpiktë ndaj Niçes, që nuk mund të mos mbështetet në bindjen që asnjë rindërtim historiografik - edhe pse erudit dhe i gjerë - të mund të arrijë në përfundimin dhe në gjetjen e arsyeve se si lind dhe formohet një gjeni. Ka gjithnjë një mister që shfaqet. "Butësia" e skenës së parë të librit, e shkëlqyer për të gjithë ata që admirojnë "Komedinë Hyjnore", është në të njëjtën kohë edhe mënyra më e përshtatshme dhe më e thellë për të parë në mënyrë danteske dashurinë dhe arsyen.