NJE BABILON HESAP!
Ndoshta fare pak njerëz e dinë se fjala "tryezë" vjen nga një rrënjë shumë e lashtë parashqipe, "truaj", që ka pasur dhe ruan ende kuptimin "flijoj", "kushtoj me nderim". Në këtë kuptim përdoret edhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit. Shprehja "me ia fye tërvezën" dikujt nuk ka kuptimin e fyerjes për çka është shtruar në tryezë, por për tryezën si kushtim, si flijim.
Ashtu e ka sjellë jeta e vështirë e shqiptarëve që tryeza jo gjithnjë të ketë qenë vërtet një kushtim i shenjtë, por thjesht një detyrim etnozakonor, përderisa në kodet e trashëgimisë popullore përshkruhen imtësisht edhe llojet e gatesave për "mik udhëtar", "mik të mirë" e "mik zemre". Dhe prandaj edhe fjala burimore e shqipes, "truaj", ka marrë me kohë dy kuptime krejt të përkundërta, papërafrueshëm madje: edhe atë të kryehershëm, të flijimit dhe adhurimit; edhe kuptimin e kundërt, të një kushtimi të padëshiruar.
Kjo parahistori e lashtë e mënyrës si kanë festuar dikur shqiptarët mund të duket sot si një kujtim i një të shkuare. Mirëpo përditshmëria e fundvitit, edhe të këtij fundviti, me përsëritjen e saj krejtësisht të rregullt, gati-gati kanonike, të kodifikuar, nuk na lejon ta mbyllim kaq shpejt arsyetimin.
Edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, qëkurse shqiptarëve iu hap goja për t‘u ankuar, me të nisur të dhjetorit, nisi sezoni i ankimit të përgjithshëm. Gjeli i detit nuk blihet. Trangujt dhe karotat kanë shkuar trefishi. Të gjitha po shiten trefish. I rrisin tregtarët e vegjël. Jo, përkundrazi, nuk janë tregtarët e vegjël, janë të mëdhenjtë ata që i shtrenjtojnë mallrat. Kujt po i bie në mendje për verë e ëmbëlsirë?! S‘na del, s‘na del për të festuar! S‘kemi drita, s‘kemi ushqime, s‘kemi asgjë për të festuar!
Mikrofonat e kolegëve gazetarë gëlltitin njëri pas tjetrit përditë me radhë një mërzi që ia kalon gjithë zymtisë së vitit. Dita që vjen dhe mërzia kthehet në inat, inati në mallkim, festa në zi, truarja si dedikim në truarje si mallkim, tryeza për festë si tryezë për të keq. Dhe ti thua me vete: Pas gjithë këtij mllefi, a thua vërtet do të festojnë shqiptarët, si gjithkund në botë, në ditën e parë të vitit që nis?! Domethënë, a do t‘ia bëjnë mbarë vetes apo do të vazhdojnë të truajnë e të mallkojnë mospasjen, shtrenjtësinë, tregtarët, qeverinë, vendin ku kanë lindur, ditën e ndërrimit të viteve dhe vetë festat që vijnë?!
Ndërsa përmes studiove televizive dhe faqeve të shtypit vërshon gjithë kjo zi për festat që duhen festuar, vetvetiu të vjen ndërmend ajo çka në fakt ndodh në të vërtetë: Këta njerëz do të shtrohen në tryezën e festës, do të urojnë njëri-tjetrin për më shumë mbarësi, do të pinë ndonjë gotë dhe do të hedhin fishekzjarrë, do të dalin në rrugët e qytetit dhe do të piqen me miq e shokë për të qenë të parët në urime, e do të dehen madje!? Jashtë çfarëdo dyshimi, të gjitha këto do t‘i bëjnë. Do të festojnë jo një ditë, por për dhjetë ditë me radhë. Do të shkojnë në restorante e night club-e, do të mblidhen nadjet festive te njëri-tjetri, pastaj në shtëpitë e tyre me tepricat dhe kështu do të kalojë një javë e më shumë me fli-të kushtuar festës.
Se sa shpenzojnë shqiptarët për të festuar, këtë gjithashtu e provojnë më së miri kronikat gjithaq rregullisht të përsëritshme të ditës së parë të vitit të ri. Pas njoftimit se sa bebe janë lindur në këtë ditë feste dhe sa djem e vajza të reja janë plagosur në rrugë e sheshe, duke keqpërdorur fishekzjarrët, jashtë diskutimit, është lajmi për koshat e tejmbushur të plehrave, që ndërmarrjet e pastrimit të kryeqytetit dhe të qyteteve mbarë nuk janë në gjendje t‘i zbrazin, jo se njerëzit nuk janë në punë, por se kaq kapacitet përpunues kanë. Përsëritet një situatë etnografike që përshkruan mjeshtërisht Frang Bardhi në një relacion të gjysmës së parë të shekullit XVII drejtuar Selisë së Shenjtë. Në këtë relacion, meshtari i njohur, gjithashtu dhe apologji i shqiptarësisë së Skënderbeut, thotë se njerëzia këndej mblidhen e festojnë me ditë të tëra, dhe bëjnë gara kush do të hajë e do të pijë më shumë, dhe pastaj ndodhin shumë zullume të rënda, sidomos tani që ka dalë një lloj vere e tejdukshme, e këndshme, por shumë e fortë (ky quhet njoftimi i parë i ardhjes së rakisë në Ballkan). Bardhi e quan këtë "një traditë grykësie" dhe një mbijetesë paganizmi, madje e krahason me festat e quajtura "bakhanale" të antikitetit. Kjo më vinte ndërmend në gjithë shëtitjen time me sy që i bëra këto ditë një prej qendrave tona tregtare, së fundmi një biznes jo pak i bujshëm në Tiranë. Kartat e verdha të arkivit të joshin jo vetëm për informacionin me të cilin të duhet të marrësh për të punuar por se mbartin edhe një shpjegim analitik të proceseve antropologjike të breznive shqiptare. Në fakt Bardhi ka të drejtë. Le ta shohim pak më hollë punën. Gjithë bota kremton Krishtlindjet dhe feston Vitin e Ri. Por ka një ndryshim të madh midis kremtimit dhe festimit. Edhe shqiptarët dikur kështu kanë pas bërë: bashkë me të krishterët kremtonin edhe besimtarët e tjerë. Por shqiptarët e sotëm, përkundrazi, megjithëse tolerantë dhe mospërjashtues në besim, janë të lidhur fort me festën e Vitit të Ri. Në vend që të ndodhte që një festë e përbotshme të tërhiqte pas edhe pjesën tjetër, ka ndodhur e kundërta: një festë pagane ka errësuar të parën. Jo vetëm kaq. Le t‘i dëgjojmë prindërit shqiptarë, tashmë jo ateistë, por me mendjen e tyre besimtarë të mirë, si bëjnë dhuratat për fëmijët e tyre dhe si ua shpjegojnë atyre nga kanë ardhur. Idioma më e njohur është se ua ka sjellë "plaku i Vitit të Ri". Jo, thonë fëmijët, që kanë parë filma e kanë lexuar libra, nuk është plaku i Vitit të Ri, por është babagjyshi i Krishtlindjeve, është Santa Claus. Sikur të mbaronte me kaq do të ishte mrekullia vetë. Por pastaj fillon tjetër diskutim. S‘ka as plak të Vitit të Ri, as babagjysh Krishtlindjesh, as Santa Claus me drerë apo pa drerë. Këtë e bleu mami dhe këtë babi. Jo, këtë më të shtrenjtën e ka blerë mami, kurse këtë të lirën nëna. Ama ç‘budallallëqe që thua dhe ti! Jo, jo, të shtrenjtën ta bleva unë dhe të lirën babi - ushtron presion nusja e re! Pastaj grindja bëhet më e madhe dhe gjendesh brenda një absurdi që për hir të një vogëlushi do të duhet të shpjegohesh ca më tepër se në ditët e zakonshme të vitit. Dhe fëmijët nuk dinë nëse duhet t‘u gëzohen atyre dhuratave me paramendim apo jo. Më mirë të mos i kishin pasur, vetëm kjo të mos ndodhte. Hajde festë, hajde! Dhe të mendosh se kjo është tamam dita e një "sekreti të vogël", dita kur dhuratat për të vegjlit duhet të kënaqin më shumë besimin e tyre se ekziston edhe dikush tjetër veç prindërve të tyre, që kujtohet një herë në vit t‘i shpërblejë me mirësi! Jo, kjo nuk ndodh.
Ti që do të më thuash tani se e gjitha kjo ndodh prej mospasjes së shqiptarëve, mos kujto se e ke gjetur vërtet shpjegimin, i them vetes. Është naive ta besosh. Jo, kjo nuk është një mospasje e thjeshtë lekësh, një mospasje ekonomike. Të gjithë festojnë dhe të gjithë e teprojnë. Në mënyrën e tyre, më shumë pagane, ndoshta dhe ateiste. Për besim as mos e ço ndërmend. Por ti ke të drejtë që përmend mospasjen. Ajo është diku, por është brenda shpirtit të ngushtë të këtij njeriu që me del para sysh me atë çallmën në kokë dhe pushkën e gjatë që i varet pas shpine. Ai për të cilin Kadare shkruante në "Portret malësori: …në kokë vdekjen e tjetrit/në brez, vdekjen e vet".
Ai që pasi ia ka truar një muaj me radhë vetes tryezën e festës, vjen dita tamam dhe ia truan (kushton, flijon) atë familjes dhe miqve me një gëzim të pafund, të papërshkruar, sikur të mos jenë më të njëjtit njerëz. Një babilon hesap!
Po ajo mospasje në shpirt shpërfaqet edhe në garën e prindërve për t‘u dëshmuar më të mirët e më të dashurit përpara fëmijëve të tyre, të cilët, të rritur në një kohë tjetër, do të dëshironin vërtet të besonin se edhe dikush tjetër, në ajri, i do dhe u kushton mirësi. Dhe kjo bëhet, e bëhet vërtet si shenjë e padyshimtë kulture të gëzuari ditën, kur dikush do të më thoshte se gjeti në portinerinë e apartamentit apo në recepsionin e zyrës një dhuratë të paemër, një dhuratë që bëhet thjesht për t‘i dhënë kënaqësi dikujt dhe për të edukuar edhe te të mëdhenjtë besimin te një rregullim i përsosur i kësaj bote, që ka përballuar, mes shumë të tjerash edhe kataklizmat biblike, qerbelanë, murtajën, kolerën, ngrohjen globale, luftën qindvjeçare, dy luftëra të përbotshme, luftën kimike, bombën me hidrogjen, shpërthimet atomike, krizën financiare të para shumë dekadave, atë të premte të zezë e së fundmi edhe të martën sërish me po të njëjtën bojë!