E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një seminar kushtuar persishtes në Tiranë

Një seminar shkencor do të mbahet në Tiranë kushtuar trashëgimisë dhe kulturës persiane. Fondacioni kulturor, "Saadi Shiraz", i vendosur në kryeqytetin shqiptar në muajt e parë të vitit 2009 do t‘i kushtojë një vëmendje të veçantë pranisë së gjuhës dhe letërsisë persiane në Ballkan, si dhe ndikimit të persianëve në kulturën rajonale. Në këtë seminar do të jenë të ftuar qeveritarë, studiues dhe figura të njohura të kulturës që do të vijnë nga vende të ndryshme të Ballkanit. Një sërë referatesh do të mbahen në këtë sesion shkencor lidhur me studimet apo artikujt që të ftuarit kanë përgatitur mbi temën që do të shqyrtohet. Këtij seminari shkencor do t‘i shtohet edhe një ekspozitë me dorëshkrime persiane, të cilat ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit. Gjatë këtij aktiviteti do të prezantohen gjithashtu edhe punime dore persiane, publikime të fondacionit kulturor "Saadi Shiraz", por do të ketë edhe performanca muzikore perso-shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›