Dardan Shkreli rikthehet me “Duduqen”

Rockeri i njohur i viteve ’80, Dardan Shkreli, është rikthyer me një këngë dhe klip të ri.
Autori i shumë hiteve të viteve ’80, si “Edona”, “Elegjia”, “Plaç sonte”, “Pa lidhje”, “Unë këndoj ye ye”, “I vetmuar” etj. është rikthyer me këngën dhe klipin “Unë pas teje (Duduqes)”.
Autor i tekstit dhe kompozitor është Dardan Shkreli, ndërsa aranzhmani është realizuar bashkë me kitaristin e mirënjohur M. V. Muha. Incizimi i këngës është bërë në studion “M&A”, ndërsa klipi është realizuar nga “Dardha & Anymate”.
Dardan Shkreli ka qenë edhe autor i shumë këngëve dhe teksteve të interpretuara nga grupet dhe këngëtarët tjerë të njohur të viteve ’80./Indeksonline/