Damon dhe Clooney stërviten në palestër të zakonshme në Angli

Edhe në një palestër të zakonshme mund të rastisni njerëz të njohur si p.sh. Matt Damon dhe George Clooney.
Dy aktorët janë parë së bashku teksa stërviteshin në palestrën Kelsey Kerridge Sports Center, në Cambridge në Angli.
Aktualisht po merren me xhirimet e filmit të ardhshëm 'The monuments men'. Të shtunën ishte aktori 42 vjeç Damon që frekuentoi i pari stërvitjen për rreth një ore dhe pastaj, është kthyer me kolegun e tij, Clooney./Indeksonline/