E Diel, 1 Nëntor 2026

KiE mision ne Tirane per zgjedhjet

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbërrin në Tiranë të hënën me misionin për të vlerësuar kuadrin elektoral dhe fushatën përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 23 qershorit.

Gjatë vizitës 2-ditore parashikohen takime me kryeministrin, kryetaren e kuvendit, ministrin e Brendshëm, përfaqësuesit e Shqipërisë pranë Asamblesë Parlamentare, kryetaren e KQZ-së, si dhe përfaqësues të partive që marrin pjesë në zgjedhje, të shoqërisë civile, medias dhe të trupit diplomatik në Tiranë. Me përjashtim të socialistëve, 4 grupimet e tjera politike pranë Këshillit të Evropës përfaqësohen në përbërjen e këtij delegacioni.  E djathta kryeson misionin me italianin Luca Volonte. Grupimi liberal përfaqësohet nga  rumunia Alina Stefania Zgjedhjet 2013Topi: Taksim të ndershëm për biznesin Berisha: Nga sivjet paga e 13-të PS: Agjenci Kombëtare për Detin Gorghiu.  Konservatorët dërgojnë britanikun Jonathan Evans, i cili është raportues për Shqipërinë së bashku me Grigore Petrenco, ekstremist i majtë nga Moldova.  Nga e njëjta familje politike është përzgjedhur edhe anëtari i 5të, Petros Tatsopuolos nga partia komuniste greke. Këshilli i Evropës njofton se një delegacion më i plotë prej 27 anëtarësh do të vëzhgojnë procesin e votimit në vend para vlerësimit përfundimtar. Pergatiti ARTA TOZAJ / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›