E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dardhe priten pemet

Pyjet e Parkut Kombëtar të Dardhës në Korçë, janë duke u prerë duke dëmtuar sipërfaqe të medha në këtë zonë.

Sipas drejtuesve te sherbimit pyjor ne Korçë kjo po behet nga banoret e zones te cilet kane gjetur si menyre jetese prerjen dhe shitjen e pemeve. Çdo dite ne rrugen qe lidh kete zone me qytetin e Korçës kalojne shume mjete te ngarkuara me pemet e prera te cilat shkojne per t'u shitur. Fenomeni qe ka marre nje rritje te madhe ditet e fundit kerkon nderhyrjen jo vetem te Sherbimit Pyjor, por edhe te policise. Nderkohe masat penalizuese, gjobat duket se jane teresisht jo efektive ne nje kohe qe demtimi i kurores se gjelber vazhdon. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›