Daria Zhukova: Nuk jam vajzë kopertinash
Nëse protagonizmi është virusi i shekullit XXI, Dasha Zhukova është krejtësisht imune ndaj tij. E famshme falë të fejuarit të saj, Roman Abmamoviç, oligarkut rus dhe pronarit të Çelsit që i dhuronte piktura të Francis Bacon që kushtonin jo më pak se 80 milionë dollarë, bukuroshja ruse nga moda vendosi të "zhytej" me kokë në botën e artit bashkëkohor. Një botë kjo e mbushur me "peshkaqenë", jo vetëm të ngordhur, por edhe të gjallë, të rrezikshëm dhe ziliqarë. Strategjia e mbijetesës së kësaj Ane Karenine të vogël është kjo: të lëvizë sa më shumë të jetë e mundur dhe shumë shpejt të bëhet e paarritshme. Ata që pyesin për Darian në fillim duhet ta kërkojnë në Moskë në ekspozitën e saj të e re të inauguruar prej pak kohësh, i famshmi "Garage", një ndërtesë e fundit e viteve ‘20 e dizajnuar nga arkitekti sovjetik, Kostantin Melnikov, që Zhukova e ka marrë me qira nga komuniteti hebraik moskovit dhe e ka shndërruar në një qendër për artin bashkëkohor. Në mbrëmje, në darkën e rrethit të vjetër letrar të Moskës së carëve dhe gjeneralëve sovjetikë, vodka e tepërt dhe prania e të dashurit të saj, Abramoviçit, bënë që të më kthehej dëshira për të bërë një intervistë me të. Përmes "KGB"-së së botës së artit arrita të gjeja e-mail-in e saj personal. Pas disa mesazhesh më në fund gjithçka realizohet. Në orën 12 lamë takim në "China Tang bar del Dorchester Hotel" në Londër. E veshur bukur, teksa futet në hollin e hotelit Daria duket krejt e zakonshme, më pak e bukur sesa njerëzit mund ta imagjinojnë vërtet. Ajo nuk është vajzë kopertinash me kuptimin e plotë të fjalës. Por natyrshmëria e saj e bënte më të veçantë dhe më të bukur. Në Moskë, e rrethuar nga aparatet e fotografëve dukej si modelja tipike e shndërruar në një ikonë mode. Para intervistës, një miku im më kishte paralajmëruar të qëndroja larg subjektit Abramoviç, sepse "rusët nuk dinë të bëjnë shaka". Ndaj vendosa të mos e prekja fare këtë çështje. Në të vërtetë, mua më interesonte se si, kjo vajzë 28-vjeçare, e fejuara e njeriut të dytë më të pasur në Angli është kthyer në një model për të rinjtë rusë dhe në një pikë referimi për artin bashkëkohor rus dhe ndërkombëtar. Historia e saj është e thjeshtë. Ajo është vajza e një oligarku rus, Alexander Zhukov, që pas divorcit të prindërve shkoi të jetonte me të ëmën, Elena, një shkencëtare që punon prej dhjetëvjetësh në Kaliforni. Fejohet me Marat Safin, një tenist bashkëmoshatar dhe bashkëkombësin e saj. Pastaj vendos të kthehet në Europë, Moskë dhe Londër ku punon në fushën e modës dhe dizajnon veshje për firmën "Kova&T". Deri para takimit me Abramoviç askush nuk e njihte, ndërsa më vonë e gjithë vëmendja u përqendrua mbi të. Sikur të mos kishte qenë për krizën do të ishte ende e fejuara e llastuar e Abramoviçit. Megjithatë, kriza i ofron mundësi për të lëvizur e vetme: në Moskë në garazhin stalinist i kërkon e vetme fondet për ta kthyer qendrën e saj në bazën e kulturës bashkëkohore. Sepse ajo është një vajzë e vendosur. Ndërsa flasim për këtë, Dasha porosit një "Virgin mary", me lëng domateje dhe unë përfitoj nga rasti për t‘i shkëputur disa pyetje.
Si e cilëson veten, një filantrope?
Jo, thjesht themeluesja e një qendre për kulturën në Moskë, ku ka shumë punë për të bërë.
Vendos ti për gjithçka?
Jo, ka një komitet të posaçëm për këtë.
Po ke fuqinë e vetos?
Po, por jam e aftë të bisedoj dhe dialogoj njëherë pastaj të vendos.
Të kanë emëruar drejtoreshë të revistës mitike angleze "Pop"? Si ka mundësi, ju nuk keni lidhje me gazetarinë?
Donin një fytyrë të njohur, por një emër të ri. Sigurisht që në fillim u ndjeva pak në siklet, por tani ndihen mirë. E kam gjetur veten.
Kush është zgjedhur për të qenë në kopertinë këtë numër?
Nuk mund t‘jua tregoj. Por, femrat shesin më shumë se meshkujt, madje ato të rejat dhe bukuroshet akoma më shumë...
Çfarë filmash ju pëlqen të shikoni?
Preferoj t‘i marr filmat me DVD dhe t‘i shoh në shtëpi. Më pëlqejnë ata që më bëjnë për të qarë...
Po librat?
Më pëlqejnë ata historikë. Më pëlqejnë faktet, jo romancat.
Po filmat e mjeshtërve rusë i njeh?
Po, jam rritur në Kaliforni dhe kur nisja t‘i shihja filmat rusë më dukeshin shumë të ngadaltë. Kisha zhvilluar një ndjesi për kohën shumë ndryshe nga ai rus.
Ju ftojnë shpesh nëpër emisione televizive ose radiofonike në Moskë? Për çfarë diskutoni?
Për muzeun e artit bashkëkohor. Dua që sa më shumë njerëz të bëhen pjesë e tij.
Cili është artisti që të pëlqen më shumë?
Bacon
Po ndonjë më bashkëkohor?
John Currin
Përse vendose që të ishte Moska baza për qendrën tuaj të kulturës?
Jam shumë e dhënë pas Moskës dhe Rusisë. Mendoj se ka shumë për të bërë në fushën e kulturës dhe edukimit ndaj artit.
Përse nuk zgjodhe Londrën?
Sigurisht edhe Londrën, por këtu beteja për të tërhequr vëmendjen është e pamëshirshme. Dua të ndërtoj diçka që ta bëj artin të prekshëm për publikun e gjerë. Nuk më intereson nëse në fund suksesi do të kufizohet vetëm në kopertinën e revistave. Në Londër gjithçka është e përqendruar te komunikimi dhe shumë pak tek arti dhe kultura.
Si janë mbrëmjet tuaja zakonisht?
Nuk më pëlqen të dal shpesh. Preferoj të marr ndonjë picë, të ha e ulur në divan dhe të shoh ndonjë nga ata filmat që kam shumë për zemër.
Po për të veshur si ju pëlqen?
Nuk jam e fiksuar pas veshjeve të stilistëve të mëdhenj. Mjafton që diçka të më rrijë bukur dhe të më përshtatet. Në gardërobën time gjen të të gjitha firmave.
Ju pëlqen të shëtisni?
Po, shumë. Më pëlqen të vizitoj vende dhe ta njoh botën në çdo pëllëmbë të saj. Kam qenë në shumë vende, por kam ende shumë të tjera për të vizituar. Kam parë nga të gjitha llojet. Kam qeshur dhe kam qarë.
Roman dhe kriza
Sipas "Forbes", Abramoviç ka humbur rreth 65 për qind të pasurisë së tij
Roman Abramoviç lindi në vitin 1966 në një familje të varfër ruse. Por në Rusinë e re të privatizimeve shumë shpejt u bë një nga njerëzit më të pasur të globit. Presidenti i Çelsit, jahteve luksoze dhe vilës më të shtrenjtë në planet ka kaluar një periudhë të vështirë në këtë kohë krize. Sipas "Forbes", pasuria e tij aktuale është 8.5 miliardë dollarë. Me një humbje prej 16 milionë dollarësh në krahasim me vitin e shkuar. Megjithatë, ai mbetet njeri i dytë më i pasur i Rusisë.
Jeta
Daria ka lindur më 8 qershor të vitit 1981 në Moskë. Nga viti 2006 është e fejuar me manjatin rus, Roman Abramoviç, i cili që prej 2003-it është pronari i skuadrës së Çelsit. E bija e oligarkut Alexander Zhukov, ajo jeton në Kaliforni me të ëmën pas ndarjes së prindërve.
Ditëlindja
Më 28 qershor, Dasha festoi ditëlindjen e 28-të të saj në Venecia në jahtin e të fejuarit, "Pelorus" vlera e të cilit mendohet se shkon në 100 milionë euro.
Qendra
"Garage", Qendra e Kulturës Bashkëkohore u inaugurua më 12 qershor 2008. Mes të ftuarve ishte edhe Amy Winehouse që mendohet se ka marrë një shpërblim prej 1 milion e gjysmë eurosh. Qendra është krijuar në një ish-stacion autobusi të vitit 1927 dhe ka një madhësi prej 8 mijë metrash katrorë