Suedia paraqet prioritetet: Klima, objektivi kryesor
Suedia, që ka edhe drejtimin e BE-së për këtë
6-mujor, u ka kërkuar vendeve anëtare të
organizatës që të përpiqen në maksimumin
e tyre për të përballuar ndryshimet klimatike.
Kryeministri suedez, Fredrik Reinfeld, ka mbajtur
një fjalim në Parlamentin
Europian në lidhje me prioritetet
të cilave do t‘u kushtojë
vëmendje Suedia gjatë këtij
6-mujori të dytë të vitit. "Dua
që të përballemi së bashku
dhe me sukses me sfi dën më
të madhe që kemi sot si planet,
që është ajo e mjedisit dhe e
ndryshimeve klimatike", ka
deklaruar Kryeministri. Aktualisht
Suedia kërkon arritjen
e një marrëveshjeje brenda
BE-së në lidhje me masat që
duhen marrë para konferencës
shumë të rëndësishme ndërkombëtare të Kopenhagenit.
Për këtë, Suedia ka propozuar një
sërë masash që, sipas asaj, do të jenë optimale
për ta nxjerrë botën nga kriza e madhe ku është
futur. Megjithëse situata është e vështirë, falë
shtrëngimeve nga kriza ekonomike, Kryeministri
suedez u shpreh optimist se kishte rezerva
për t‘ia dalë mbanë. Sipas tij, një nga sfidat
ishte edhe investimi i bizneseve "të gjelbra" në
vendet e zhvilluara. "Nuk kemi shumë kohë në
dispozicion, por ajo çka duhet
të bëjmë është që të veprojmë
menjëherë, sepse ka filluar
numërimi mbrapsht". Sipas
sistemit të rotacionit, Suedia do
ta mbajë presidencën e BE-së
këto 6 muaj, pra deri në fund
të vitit 2009. Ndërkohë, për sa
i përket krizës ekonomike, Kryeministri
i vendit deklaroi se
BE duhet të gjejë një "strategji
të koordinuar" për të dalë nga
kjo gjendje, sepse furnizimi i
vazhdueshëm i bankave dhe
bizneseve të mëdha në prag
të falimentimit me paratë e taksapaguesve nuk
mund të vazhdojë pafundësisht. Ai theksoi edhe
dimensionin social, pra përfshirjen e më shumë
njerëzve në punë, domethënë rishikimin e politikave
të punësimit.